Maresca: Skuadra krijon shumë, por po pësojmë gola naivë dhe për gabime individuale

6 Nëntor 2026
10:37
Telesport
back button

Trajneri Enzo Maresca e ka mbështetur portierin Gianluigi Donnarumma pas gabimit të tij në fitoren 3-2 të Manchester City ndaj RB Leipzig në Champions League në mesjavë. Gjithsesi, italiani theksoi se skuadra e tij duhet të ndalojë së pësuari “gola naivë”.

“Nuk është ndonjë shqetësim i madh, por është një gabim. E pranojmë që është gabim“, tha Maresca, që nuk ka ndërmend të marrë asnjë masë ndaj patriotit të tij: “Për momentin, nuk po mendoj për situatën e portierëve.”

“Pak minuta para gabimit, ai bëri një pritje që rrallëkush në botë do ta bënte. Gigio e di që nuk reagoi mirë te goli i parë, por ai do të përmirësohet“, tha Maresca që më tej shtoi: “Të dy golat janë mjaft naivë dhe mund t’i kishim shmangur”.

“Ne krijojmë shumë raste në çdo ndeshje, por duhet të shmangim këto gola të panevojshëm. Duhet punuar më shumë, duhet kuptuar dhe analizuar situata. Unë jam i ri këtu, duhet t’i njoh lojtarët dhe ata duhet të më njohin mua. Kemi hapësirë ​​vetëm për t’u përmirësuar“, shtoi Maresca.

“Nuk mendoj se bëhet fjalë për çështje ekuilibri. Në pesë apo gjashtë ndeshjet e fundit, në të gjitha kompeticionet, kemi pësuar gola që kanë ardhur si pasojë e gabimeve individuale”, tha Enzo Maresca.

Në fund, ai komentoi: “Pra, nuk është çështje sistemi apo e lidhjes mes mesfushës dhe vijës së sulmit. Bëhet fjalë kryesisht për gabime individuale, të cilat duhet t’i shmangim në të ardhmen.”

Lajme të tjera

Lajmet e fundit