Efektivë të Bazës së Mbështetjes dhe Emergjencave Civile (BMEC) të Shqipërisë dhe të Forcës së Sigurisë së Kosovës morën pjesë në një stërvitje të përbashkët për kërkim-shpëtim malor, njoftoi ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Ermal Nufi.
Sipas Nufit, aktiviteti u mbajt nga 2 deri më 5 nëntor 2026 në Prevallë të Prizrenit.
Të lidhura
None found
Gjatë stërvitjes, pjesëmarrësit shkëmbyen përvoja, provuan pajisje të reja dhe ushtruan teknika të kërkim-shpëtimit, mes tyre evakuimin e një personi të dëmtuar në terren malor.
Në një postim në Facebook, Nufi tha se aktiviteti forcon bashkëpunimin në shërbim të jetës dhe ndihmon në zhvillimin e kapaciteteve profesionale, rritjen e ndërveprueshmërisë dhe konsolidimin e bashkëpunimit mes dy strukturave.








