• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Pasaporta shqiptare po, por jo fanella kuqezi, dy mungesa të bujshme në listën e nëntorit

by A. Q
06/11/2026 11:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pasaporta shqiptare nuk është një biletë automatike për të veshur fanellën kuqezi. Këtë po e konfirmojnë dy raste të ndryshme, por me të njëjtin përfundim për momentin: as Elia Caprile dhe as Amar Gerxhaliu nuk do të jenë pjesë e grupit që Rolando Maran do të grumbullojë për ndeshjet e nëntorit.

Rasti më i komplikuar është ai i portierit italian të Cagliarit. Caprile u pajis me pasaportë shqiptare përmes lidhjes me partneren e tij shqiptare, por nuk ka prejardhje apo lidhje gjaku me Shqipërinë. Pikërisht këtu nis problemi, pasi marrja e shtetësisë nuk përkthehet automatikisht në të drejtën për të përfaqësuar një kombëtare. Pengesa lidhet me rregulloret e FIFA-s dhe kriteret që përcaktojnë se kur një futbollist mund të përfaqësojë një shtet me të cilin nuk ka lidhje familjare apo territoriale. Në rastin e Capriles, pasaporta shqiptare nuk mjafton për të përmbushur këto kushte dhe rruga drejt Kombëtares mund të jetë shumë më e vështirë nga sa është menduar fillimisht.

Për këtë arsye, nuk përjashtohet një betejë e gjatë administrative dhe ligjore për të provuar pranueshmërinë e tij. Në fakt, çështja e portierit italian lidhet me një fenomen që futbolli ndërkombëtar po përpiqet ta frenojë prej vitesh: “nationality shopping”. Ky është fenomeni kur futbollistët ndryshojnë shtetësinë sportive për të përfaqësuar një kombëtare me të cilën nuk kanë lidhje të mirëfilltë, duke përfituar nga mundësitë që ofron natyralizimi.

FIFA ndërhyri në këtë drejtim me ndryshimet e miratuara në vitin 2020, duke përcaktuar më qartë kriteret për ndryshimin e përfaqësueses dhe duke kërkuar një lidhje reale me vendin që lojtari dëshiron të përfaqësojë. Sipas nenit 7 të Rregullores për Zbatimin e Statutit të FIFA-s, në rastet kur mungojnë lidhjet familjare me vendin, një nga kriteret është qëndrimi i vazhdueshëm për të paktën pesë vite në territorin e tij pas mbushjes së moshës 18 vjeç.

Një shembull domethënës i këtij problemi vjen nga futsalli. Azerbajxhani, ashtu si disa përfaqësuese të tjera, kishte ndërtuar një pjesë të skuadrës mbi futbollistë brazilianë të natyralizuar. Por çështjet e pranueshmërisë së këtyre lojtarëve sollën kontrolle më të rrepta mbi kriteret e FIFA-s. Në një procedurë disiplinore të UEFA-s, pas një proteste të Rumanisë ndaj Azerbajxhanit, u ngrit pikërisht çështja e mungesës së provave për plotësimin e kriterit të qëndrimit pesëvjeçar në vend.

Rasti tregoi se pasaporta dhe shtetësia e re nuk mjaftojnë për të fituar automatikisht të drejtën e përfaqësimit. Pra, nuk bëhet fjalë për një rregull krejt të ri të UEFA-s, por për një zbatim më rigoroz të kritereve ekzistuese të FIFA-s, që synojnë të parandalojnë përfaqësimin e një kombëtareje vetëm përmes marrjes së një pasaporte. Pikërisht ky është edhe thelbi i vështirësisë që mund të hasë Caprile.

Ndryshe është situata e Amar Gerxhaliut. Mbrojtësi me origjinë nga Kosova nuk ka një pengesë të ngjashme rregullatore me atë të portierit italian. Ai është i pajisur me dokumentacionin shqiptar, por për momentin nuk bën pjesë në preferencat e trajnerit Rolando Maran. Mosgrumbullimi i tij lidhet me zgjedhjet tekniko-taktike të stafit dhe jo me ndonjë problem të njohur përfaqësimi.

Ndërkohë, lista e nëntorit pritet të sjellë edhe dy zhvillime të tjera. Ivan Balliu nuk pritet të jetë pjesë e grupit kuqezi. Mbrojtësi duket se e ka mbyllur kapitullin me Kombëtaren dhe pritet vetëm që ta zyrtarizojë personalisht tërheqjen përfundimtare nga Shqipëria. Lajmi pozitiv vjen nga Thomas Strakosha. Portieri i AEK-ut pritet të rikthehet në listën e Maranit, pasi ka nisur prej disa ditësh stërvitjen me skuadrën greke.

Madje, ai ishte në stol në përballjen e Ligës së Kampionëve ndaj Real Madridit, duke dhënë sinjale pozitive për rikuperimin e tij. Pra, në prag të publikimit të listës zyrtare në orën 12:00, Maran ka përpara disa vendime interesante: dy futbollistët e pajisur me pasaportë shqiptare mbeten jashtë, Balliu është pranë lamtumirës, ndërsa Strakosha rikthehet në dispozicion. /Top Channel/

Next Post
Fitime 50 mln $ para postimeve të Trump, dyshohet për manipulim tregu

Humbje të mëdha në bursa pas disfatës së republikanëve dhe Trump! Investitorët shesin aksionet, “zhduken” 3,2 trilionë dollarë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Paketa e masave/ PD ankimon në Gjykatën Kushtetuese tre aktet e qeverisë për protestat, Bardhi: Po cenohet e drejta e qytetarëve!

Paketa e masave/ PD ankimon në Gjykatën Kushtetuese tre aktet e qeverisë për protestat, Bardhi: Po cenohet e drejta e qytetarëve!

November 6, 2026
Fitime 50 mln $ para postimeve të Trump, dyshohet për manipulim tregu

Humbje të mëdha në bursa pas disfatës së republikanëve dhe Trump! Investitorët shesin aksionet, “zhduken” 3,2 trilionë dollarë

November 6, 2026
Pasaporta shqiptare po, por jo fanella kuqezi, dy mungesa të bujshme në listën e nëntorit

Pasaporta shqiptare po, por jo fanella kuqezi, dy mungesa të bujshme në listën e nëntorit

November 6, 2026
Kërcënimet e Evropës nga Irani, Pentagoni po shqyrton vendosjen e raketave “Patriot” në Kretë! Lëvizja e radhës e Trump

“Raketat Patriot mbeten prioriteti kryesor”- Zelensky: Ukraina duhet të përshtatet me realitetin e ri politik në SHBA!

November 6, 2026
Champions League/ Barcelona kërkon fitoren në start, pritet spektakël në Liverpool-Atletico

Renditja e UEFA-s, Anglia para të gjithëve, e ndjekin Portugalia dhe Belgjika! Italia gjendet larg

November 6, 2026
Bllokuan qarkullimin gjatë protestës së djeshme në bulevard, Policia gjobit 12 persona të tjerë me 5 mijë lekë secili!

Bllokuan qarkullimin gjatë protestës së djeshme në bulevard, Policia gjobit 12 persona të tjerë me 5 mijë lekë secili!

November 6, 2026
“Ekonomia po rritet, ulëm dhe TVSH-në”- Inspektimet dhe biznesi, Rama: Sipërmarrja duhet të jetë në qendër të zhvillimit ekonomik!

“Ekonomia po rritet, ulëm dhe TVSH-në”- Inspektimet dhe biznesi, Rama: Sipërmarrja duhet të jetë në qendër të zhvillimit ekonomik!

November 6, 2026
EMRI/ I dënuar për shfrytëzim prostitucioni, kapet në Shkodër 71-vjeçari i kërkuar! Do ekstradohet drejt Italisë, ja sa burg duhet të vuajë

EMRI/ I dënuar për shfrytëzim prostitucioni, kapet në Shkodër 71-vjeçari i kërkuar! Do ekstradohet drejt Italisë, ja sa burg duhet të vuajë

November 6, 2026
“Qëllim, përmbushja e standardeve dhe parandalimi”- Rama: Fund kontrolleve të befasishme e kurtheve ndaj bizneseve! Inspektorët do të pajisen me kamera inteligjente

“Qëllim, përmbushja e standardeve dhe parandalimi”- Rama: Fund kontrolleve të befasishme e kurtheve ndaj bizneseve! Inspektorët do të pajisen me kamera inteligjente

November 6, 2026
Vettingu çon drejt mbylljes 9 gjykata, mijëra dosje stok nga mungesa e gjyqtarëve

Raporti i KE-së për Shqipërinë, reagojnë gjyqtarët dhe prokurorët: Të ndalen ndërhyrjet dhe sulmet ndaj magjistratëve!

November 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In