Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    “Qëllim, përmbushja e standardeve dhe parandalimi”- Rama: Fund kontrolleve të befasishme e kurtheve ndaj bizneseve

    Mesazhi i ambasadorit Wendt për shqiptarët: Ja tre prioritetet e bashkëpunimit SHBA-Shqipëri

    Tirana mirëpret Konferencën e Dytë të Investimeve BE–Ballkani Perëndimor, në fokus partneritetet strategjike dhe investimet

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home » “Qëllim, përmbushja e standardeve dhe parandalimi”- Rama: Fund kontrolleve të befasishme e kurtheve ndaj bizneseve
    Ekonomi

    “Qëllim, përmbushja e standardeve dhe parandalimi”- Rama: Fund kontrolleve të befasishme e kurtheve ndaj bizneseve

    November 6, 2026

    Inspektorët e Inspektoratit të Përgjithshëm do të pajisen me kamera inteligjente, të vendosura në trup dhe të lidhura drejtpërdrejt me qendrën, ndërsa të gjitha veprimet gjatë inspektimeve do të regjistrohen në kohë reale.

    Lajmin e bëri të ditur kryeministri Edi Rama, gjatë konferencës së organizuar nga Inspektorati i Përgjithshëm, ku u prezantua qasjen e re ndaj kontrolleve në biznese.

    “Të gjithë inspektorët e Inspektoratit të Përgjithshëm, së shpejti do të vishen me uniformë civile, me kostum, kravatë. Të gjithë do të kenë kamerën inteligjente  të vendosur si stemë në trup që do të jetë e lidhur me qendrën dhe të gjitha veprimet do të jenë të regjistruara në kohë reale dhe kështu do të mund të inspektohet nga zyra e etikës e kryeinspektorit edhe edukata. Kamerat do të jenë bashkë me inspektorin gjatë gjithë orarit të punës”, tha Edi Rama.

    Kryeministri deklaroi se qëllimi i reformës është kalimi nga kontrollet ndëshkuese te parandalimi dhe këshillimi i sipërmarrjeve, në mënyrë që ato të përmbushin standardet e kërkuara për t’u përballur me konkurrencën në tregun e Bashkimit Evropian. Sipas kryeministrit, inspektimet nuk duhet të synojnë kapjen në gabim të bizneseve dhe vendosjen e gjobave, por t’i ndihmojnë ato të përmirësojnë vazhdimisht standardet dhe të përgatiten për tregun evropian.

    Ai theksoi gjithashtu se kontrollet e befasishme duhet të marrin fund, ndërsa parandalimi duhet të shoqërohet me paralajmërimin dhe orientimin e subjekteve.

    “Adoptimi me tregun e madh dhe te egër të BE, ku konkurrenca është shumë herë më e madhe dhe ku lufta për mbijetesë është shumë më e sofistikuar sesa deri më sot këtu brenda kufijve të këtij tregu. Inspektimet shkojnë në këtë drejtim, instrument që duhet ta ndihmojë biznesin që të rrisë standardet dhe të përgatitet për tregun e BE. Qëllimi kryesor i Inspektoratit të Përgjithshëm dhe trupave inspektuese duhet të jetë parandalimi. Nuk është qëllimi ynë të kapim në gabim biznesin, të ngremë kurthe që biznesi të kapet i papërgatitur dhe ti vëmë gjobë, por të përmirësojë në vijimësi pozicionin e vet në raport me ato standarde që udhët të përmbushë dhe parandalimi duhet të jetë i shoqëruar si qasje me paralajmërimin. Duhet të marrin fund kontrollet e befasishëm sikur po shkohet në një shpellë për të kapur një grup kriminal. Territoret ku operon sipërmarrja janë territoret ku rritet ekonomia  e përbashkët”, theksoi Rama.

    bizneseve Edi rama inspektorët Kryeministri
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    “Qëllim, përmbushja e standardeve dhe parandalimi”- Rama: Fund kontrolleve të befasishme e kurtheve ndaj bizneseve

    November 6, 2026

    Mesazhi i ambasadorit Wendt për shqiptarët: Ja tre prioritetet e bashkëpunimit SHBA-Shqipëri

    November 6, 2026

    Tirana mirëpret Konferencën e Dytë të Investimeve BE–Ballkani Perëndimor, në fokus partneritetet strategjike dhe investimet

    November 6, 2026

    Asgjësohet rrjeti i trafikimit të emigrantëve Shqipëri-Greqi, 10 të arrestuar, mbi 500 emigrantë të trafikuar

    November 6, 2026
    Mos e humb
    Aktualitet October 16, 2026

    Kaos në aeroportin e Rinasit administruar nga Kastrati! 10 fluturime të anuluara drejt Italisë, pasagjerët pa informacion

    Kaos dhe pakënaqësi në Aeroportin Ndërkombëtar të Rinasit, i cili administrohet nga Kastrati Group, ku…

    Çfarë pritet? Ilegaliteti “ngrin” prej 10 ditësh në Shqipëri! Mbyllen bastet dhe Call Centerat, bien transaksionet me Kriptomonedha

    Dosja/ Biznesmeni Meqemeja i dha Ahmetajt 140 mijë euro! SPAK: Shpërblim për Inceneratorin e Fierit përmes shitjeve fiktive

    ALERT në Slloveni për VIPA Flips të Kosovës, kanë përmbajtje të alergjenësh. Produkti hiqet nga tregu

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Mërkuri dhe Afërdita në prapavijë, këto dy shenja do të përjetojnë një tronditje të fortë

    Surpriza në dashuri, mundësi të reja në karrierë dhe lajme të mira për financat! Çfarë kanë rezervuar yjet për 12 shenjat

    Një takim i papritur mund të ndryshojë gjithçka: Horoskopi i së dielës për 12 shenjat

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.