Saturday / November 7 / 2026
Revista Monitor Logo
hamburger menu icon

mbyll

close icon
Ads
Lajmet Kryesore Nga Vendi

Shqipëria jep për mbrojtjen sociale sa 41% e mesatares së BE-së, e parafundit në Europë

xr:d:DAFOEOXQ15Y:204,j:194051998081157208,t:23072111
Share Share Icon

Shqipëria mbetet ndër vendet që shpenzojnë më pak për mbrojtjen sociale në Europë, duke lënë pas vetëm Turqinë.

Sipas të dhënave të Eurostat, shpenzimet për mbrojtjen sociale në Shqipëri përbëjnë vetëm 11.3% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB), kundrejt mesatares prej 27.5% në Bashkimin Europian. Kjo renditja tregon se Shqipëria ndan më pak se vendet e tjera europiane nga ekonomia e saj për shtresat në nevojë.

Në raport me madhësinë e ekonomisë, Shqipëria shpenzon për mbrojtjen sociale sa 41% e mesatares europiane, ndërsa pesha e këtyre shpenzimeve në BE është rreth 2.4 herë më e lartë.

Shqipëria renditet e parafundit ndër 36 vendet e përfshira në krahasimin e Eurostat, dukë lënë pas vetëm Turqisë, ku shpenzimet për mbrojtjen sociale janë sa 10.9% e PBB-së.

Hendeku është i madh edhe me vendet e Ballkanit Perëndimor, të cilat kanë nivele më të ulëta të zhvillimit ekonomik sesa mesatarja e BE-së.

Bosnjë-Hercegovina shpenzon për mbrojtjen sociale 21.1% të PBB-së, pothuajse dyfishin e Shqipërisë. Në Malin e Zi, këto shpenzime përbëjnë 19.2% të ekonomisë dhe në Serbi 18.2%.

Edhe Rumania, një nga vendet me nivelin më të ulët të shpenzimeve sociale në BE, shpenzon 17.1% të PBB-së, ose 5.8 pikë përqindje më shumë se Shqipëria.

Në krye të renditjes europiane qëndrojnë Austria, Finlanda dhe Franca, ku shpenzimet për mbrojtjen sociale arrijnë përkatësisht në 32.4%, 32.2% dhe 32.1% të PBB-së. Edhe Gjermania shpenzon mbi 30% të prodhimit të saj ekonomik për këtë qëllim.

Mbrojtja sociale përfshin një gamë të gjerë shpenzimesh që synojnë të mbështesin individët dhe familjet përballë rreziqeve ekonomike dhe sociale. Sipas metodologjisë europiane ESSPROS, këtu përfshihen pensionet, përfitimet për sëmundjet dhe kujdesin shëndetësor, mbështetja për personat me aftësi të kufizuara, për familjet dhe fëmijët, për të papunët dhe për individët në nevojë.

Diferenca merr rëndësi të veçantë në kushtet kur Shqipëria po përballet me plakjen e popullsisë, emigracionin dhe nevojën për të mbështetur një numër në rritje të të moshuarve.  Në kuadër të integrimit europian, diferenca e madhe me vendet e BE-së nxjerr në pah sfidën e Shqipërisë për të zgjeruar mbulimin dhe financimin e mbrojtjes sociale, ndërsa rritja ekonomike duhet të shoqërohet edhe me një përmirësim të sigurisë ekonomike të familjeve dhe grupeve më të cenueshme.

Burimi: Eurostat

Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekskluzive Monitor Top 1,000

Publikohen për herë të parë treguesit financiarë të 1000 kompanive më të mëdha në vend. Renditja e grupeve kryesore!

Eksploro Top List
Live Now

Lajme të Ngjashme

Kostoja e protestave, përtej auditorëve bosh

Ndërsa në Serbi, lëvizja studentore arriti të përmbysë përmes votës një pushtet shumëvjeçar, Tirana u shoqërua sërish me përplasje dhe të rinj të p...

12 hours më parë 24 Min Lexim

Efektet e “izolimit” të tregtisë së mishit me Brazilin

Pas kufizimit të importeve nga Brazili për mishin e gjedhit dhe të shpendëve, industria përpunuese rrezikon të përballet edhe me kufizime për mishi...

12 hours më parë 20 Min Lexim
Ads
collaps icon

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS! Regjistrohu Falas!

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS!

Si përdorues i paregjistruar, mund të lexoni vetëm 200 artikuj në muaj. Mund ta rrisni këtë limit duke krijuar një llogari FALAS në faqen tonë.

Regjistrohu FALAS!