Friday / November 6 / 2026
Revista Monitor Logo
hamburger menu icon

mbyll

close icon
Ads
Teknologji

Apple siguron 7.5 miliardë dollarë borxh, ndërsa gjigantët e teknologjisë rrisin huamarrjen

Share Share Icon

Apple po siguron rreth 7.5 miliardë dollarë përmes emetimit të obligacioneve në tregun amerikan, duke iu bashkuar kompanive të mëdha të teknologjisë që po shfrytëzojnë tregjet e borxhit për të financuar aktivitetin e tyre. Operacioni vjen në një periudhë kur investitorët po tregohen më të kujdesshëm ndaj shpenzimeve gjigante të sektorit për inteligjencën artificiale.

Sipas Reuters, emetimi përfshin shtatë kategori obligacionesh, me norma dhe afate të ndryshme maturimi. Shuma prej 7.5 miliardë dollarësh, e konfirmuar nga dokumentacioni i transaksionit, është më e lartë se objektivi fillestar prej rreth 7 miliardë dollarësh, për të cilin kishte raportuar më herët Bloomberg. Dy kategori obligacionesh, me norma të ndryshueshme interesi, kanë vlerë përkatësisht 500 milionë dhe 750 milionë dollarë dhe maturohen në vitet 2028 dhe 2029.

Pjesa tjetër përfshin obligacione me interesa fikse. Mes tyre janë tituj me vlerë 1 miliard dollarë secili, me interesa prej 4.65%, 4.75% dhe 4.90%. Kompania po emeton gjithashtu obligacione prej 1.25 miliardë dollarësh me interes 5.10%, që maturohen në vitin 2033, dhe 2 miliardë dollarë me interes 5.35%, me maturim në vitin 2036.

Apple synon t’i përdorë fondet për nevoja të përgjithshme të kompanisë, përfshirë riblerjen e aksioneve, shpërndarjen e dividendëve dhe shlyerjen e detyrimeve ekzistuese.

Sipas Bloomberg, analisti i Bloomberg Intelligence, Robert Schiffman, e cilëson rikthimin e Apple në tregun e obligacioneve më shumë një shfrytëzim të kushteve të financimit sesa një nevojë të menjëhershme për likuiditet. Ndryshe nga disa prej konkurrentëve, Apple vazhdon t’i japë përparësi kthimit të kapitalit tek aksionerët, përpara investimeve masive në infrastrukturën e inteligjencës artificiale.

Transaksioni vjen pas një vale emisionesh të mëdha nga kompanitë amerikane të teknologjisë. Microsoft, Oracle dhe Meta kanë siguruar së bashku rreth 50 miliardë dollarë në tregun amerikan të borxhit gjatë javës së fundit, për të mbështetur investimet në qendrat e të dhënave dhe infrastrukturën e inteligjencës artificiale.

Megjithatë, investitorët po kërkojnë interesa më të larta për të financuar këto projekte, mes shqetësimeve nëse shpenzimet e mëdha do të sjellin fitimet e pritshme. Për Apple, operacioni shënon rikthimin në tregun e obligacioneve pas më shumë se një viti. Kompania kishte emetuar për herë të fundit borxh në maj 2025, kur siguroi 4.5 miliardë dollarë, ndërsa kërkesa e investitorëve për atë emetim kishte arritur në 10 miliardë dollarë. Transaksioni i ri menaxhohet nga Goldman Sachs, Bank of America Securities, Deutsche Bank Securities dhe JPMorgan Chase.

 

Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekskluzive Monitor Top 1,000

Publikohen për herë të parë treguesit financiarë të 1000 kompanive më të mëdha në vend. Renditja e grupeve kryesore!

Eksploro Top List
Live Now

Lajme të Ngjashme

Kriptomonedhat nën presion pas fitores së demokratëve dhe sulmit ndaj Binance

Tregu i kriptomonedhave u përball me luhatje të forta të mërkurën, pasi demokratët fituan kontrollin e Senatit dhe Dhomës së Përfaqësuesve në zgjed...

2 days më parë 3 Min Lexim

Sulmet kibernetike ndaj frigoriferëve në Europë: Çfarë ka ndodhur dhe sa të mëdha janë dëmet?

Nga Franca në Belgjikë, Suedi dhe vende të tjera europiane, një valë sulmesh kibernetike ka vënë në shënjestër sistemet e ftohjes së supermarketeve...

3 days më parë 14 Min Lexim
Ads
collaps icon

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS! Regjistrohu Falas!

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS!

Si përdorues i paregjistruar, mund të lexoni vetëm 200 artikuj në muaj. Mund ta rrisni këtë limit duke krijuar një llogari FALAS në faqen tonë.

Regjistrohu FALAS!