Thomas Strakosha merr një vlerësim të rëndësishëm në karrierën e tij, duke u shpallur zyrtarisht portieri më i mirë i kampionatit grek. Gardiani i Kombëtares shqiptare është vlerësuar për paraqitjet e tij në elitën e futbollit grek, duke konfirmuar edhe një herë cilësitë mes shtyllave dhe rëndësinë që ka për skuadrën e tij AEK.
Megjithatë, ky vlerësim vjen në një moment jo të mirë për Strakoshën, pasi dëmtimi që po kalon do ta mbajë jashtë fushave edhe gjatë ndeshjeve të muajit nëntor. Kështu, pavarësisht çmimit individual dhe formës së treguar, portieri kuqezi nuk do të jetë në dispozicion për angazhimet e radhës, duke i shkaktuar një mungesë të rëndësishme edhe Kombëtares shqiptare.


