Kryeministri Edi Rama, ministri Enea Karakaçi dhe kreu i ARRSH-së Ami Kozeli inspektuan sot punimet në kantierin e bypass-it të Tiranës, ku sipas autoriteteve puna po ecën me ritme të kënaqshme.
Nga kantieri, kryeministri Edi Rama u ndal te ndikimi që do të ketë ky aks në lehtësimin e trafikut të kryeqytetit, por edhe te rritja e vlerës së pronave në zonë. Ai siguroi se çdo shpronësim do të bëhet sipas ligjit dhe me transparencë.
“Në këtë zonë është rritja e ndjeshme e vlerës së pronës së tyre. Pa diskutim që çdo shpronësim do të bëhet sipas ligjit, me transparencë. Ky aks do ta çlirojë kryeqytetin nga një ngarkesë e tepërt. Një pjesë e fluksit do të vazhdojë lirshëm drejt jugut ose juglindjes dhe pjesa tjetër do të ketë lirshmëri për të hyrë e për të dalë”, tha kryeministri Edi Rama.
Bypass-i i Tiranës është një projekt infrastrukturor me një gjatësi totale prej rreth 21.5 kilometrash, që synon të shmangë trafikun e rëndë në hyrje të kryeqytetit.
Aksi do të lidhë autostradën Tiranë–Durrës në Kashar me autostradën Tiranë–Elbasan në Mullet, si dhe do të krijojë lidhje me Korridorin Adriatiko-Jonian dhe akse të tjera rrugore.
"Këtu jemi në 10 kilometrat e parë të cilat janë të financuar dhe kontraktuar nga ARRSH. Punimet kanë ecur mirë, jemi në nivelin e rreth 50% të punimeve të kryera në dy lotet që janë kontraktuar. Pjesa tjetër vijuese sepse gjithë aksi është 21 kilometër, pjesa vijuese 11 kilometra është me financim të BERZH për të cilën ne kemi marrë dhe një grant 40%, rreth 53 milionë euro nga korniza e Ballkanit Perëndimor për investime. Ne presim që brenda tre mujorit të parë 2027 të miratojmë marrëveshjen e financimit me BERZH për të filluar edhe në segmentin e mbetur 11 kilometërshi, vijimin e punimeve. Lotët që ka kontraktuar ARRSH, jemi mbi 50 % të nivelit të punimeve dhe ky është i rëndësishëm se ndërlidh dhe dy koncesionet e Korridorit Blu, Thumanë – Kashar me Kashar-Lekaj. Brenda fundit të vitit fillojmë ndërtimin. Brenda muajit nëntor unë parashikoj shpronësimet e para të koncesionit Kashar-Rogozhinë dhe brenda fundit të vitit fillojnë dhe punimet për këtë aks të rëndësishëm që ndërlidh pastaj të gjithë korridorin blu. Dhe në këtë kuptim dhe segmenti që sapo pamë by-passi Tiranës shërben si valvul shumë e mirë se përveçse dalim nga nevoja për të hyrë në Tiranë për çdo segment në jug, nga ana tjetër bën ndërlidhjen e Korridorit Blu”, - u shpreh ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë.
Pas përfundimit, ky aks pritet të shërbejë si një alternativë kryesore për automjetet që nuk kanë si destinacion qendrën e Tiranës, duke lehtësuar trafikun në kryeqytet.
-
Kur përfundon investimi
Përgjigju









Komente
Komento