Alarmet për bomba përhapen në Europë, dy avionë që fluturonin drejt Romës devijojnë itinerarin pas kërcënimeve të rreme
Protestat kanë ngjallur debat sot edhe në Komisionin për Kulturën, Turizmin dhe Diasporën mes deputetëve të opozitës e mazhorancës.
Kryetarja e komisionit, Iza Zhupa shprehu se gjobitja e protestuesve nga shteti ndodh vetëm në Shqipëri, teksa shtoi se protesta është e drejtë kushtetuese e çdo qytetari në demokraci.
Nga ana tjetër, deputeti socialist Erion Malaj, tha se protesta duhet të bëhet brenda kufijve të cilat cakton ligji, ndërsa theksoi se qyteti nuk mund të merret peng për interesat e 50, 500 apo 5000 personave.
Pjesë nga debati:
Ina Zhupa: Ndryshe nga çdo vend tjetër europian, ju keni arritur të gjobisni protestuesit. Këto janë të gjitha gjobat që ju keni vënë, te rruga para Ministrisë së Arsimit, thotë këtu. Nuk ka nevojë të marrë njeri leje për të protestuar. Asnjë lek nuk do të merrni nga këto gjoba, se janë antikushtetuese. Kjo është fletë lavdërimi, jo gjobë, do të vendosen në korniza, sepse të gjitha do t’i rrëzojë gjykata. Ky është thjesht një mjet represioni frikacak, harrojini se i trembni qytetarët me këto rroga. Ku do të protestojnë njerëzit, majë çatisë? Në rrugë do të protestojnë. Edhe komunizmi në bulevard u rrëzua. Çdo shqiptar ka të drejtën për të protestuar, ju ose i dhunoni ose i gjobitni. Kokërr leku s’keni për të marrë nga këto gjoba.
Erion Malaj: Ajo që dimë të gjithë, përfshirë botën perëndimore që ju përmendët, është që çdo protestë është e lirë, por duke ruajtur ato rregulla dhe ligje që përcaktojnë mënyrën si protestohet. Ka muaj të tërë që protestohet, problem u bë dhuna. Për sa i përket gjobave, ju e dini që ky qytet ka kohë që nuk funksionon si duhet, qyteti banohet nga qindra mijëra banorë dhe nuk ka të drejtë askush të marrë peng rrugët e qytetit. Të protestohet, patjetër, por me rregullat që i takojnë.
Unë kam një sugjerim, të ketë një opozitë të shëndoshë në një demokraci është e rëndësishme, por të ketë opozitë opozitës, unë nuk e kam parë akoma. Ata qytetarë që janë gjobitur, ju siguroj që nuk ju lejojnë juve fare të shkoni në protestë. Mbrohen vetë ata, s’kanë nevojë për ju.
Patjetër që nuk më vjen mirë nëse qytetarët gjobiten, por duhet që çdokush ka limit deri ku shkon liria e tij dhe nuk mund të merret peng një qytet, për interesa, qoftë për 50, 500 apo 5000 vetëve.
Ina Zhupa: Zoti Malaj, as ju vetë nuk i besoni këto që po thoni, sepse ju mjafton kultura juridike që keni për të kuptuar që e drejta për të protestuar është kushtetuese, për të kuptuar që është e drejta e tij të zgjedhë vetë vendin ku do të protestojë, dhe detyra e tij e vetme është të njoftojë ku do të protestojë që policia të marrë masa për të devijuar trafikun. Nuk ndodh askund që cakton shteti vendin se ku do të protestojnë qytetarët, siç thoshte Gonxhja dje, shkoni protestoni në sheshin Skënderbej, sikur jemi në koncert, jo mo zotëri. Ju vërtet keni krijuar diktatorin, po qytetarët nuk i trajtoni dot si qytetarë të një diktature, sepse kanë zgjedhur që të jenë në demokraci. Dhe këta qytetarë protestojnë ku ta shohin të arsyeshme, kjo është e drejtë kushtetuese.
Top Channel