Një ngjarje e rëndë ka tronditur futbollin spanjoll, ndërsa vëmendja tashmë është përqendruar te vendimi që pritet të merret për portierin e Andorrës, Jesús Owono. Gardiani u ndëshkua me karton të kuq në sfidën ndaj Tenerifes, pas një ndërhyrjeje të ashpër ndaj sulmuesit Jesús de Miguel, i cili humbi jetën disa orë më vonë në spital.

Rasti ka marrë përmasa të veçanta për shkak të pasojave tragjike të përplasjes në fushën e lojës. De Miguel pësoi dëmtime të rënda dhe, pavarësisht ndihmës mjekësore, nuk arriti të mbijetonte. Lajmi i ndarjes së tij nga jeta shkaktoi reagime të shumta dhe pikëllim në komunitetin e futbollit.
Ndërkohë, për Oëono ende nuk ka një vendim përfundimtar nga organet disiplinore. Komiteti përkatës ka vendosur të shtyjë shqyrtimin e çështjes, duke e lënë portierin në pritje të masës që mund të merret ndaj tij.

Sipas mediave spanjolle, përfshirë gazetën “AS”, ndërhyrja po shqyrtohet me kujdes për të përcaktuar përgjegjësinë disiplinore dhe shkallën e ndëshkimit. Rregullorja parashikon masa të rënda për ndërhyrjet e dhunshme, ndërsa pezullimi mund të jetë nga katër deri në 12 ndeshje, në varësi të vlerësimit të rastit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb