Infantino do ketë rival nga Japonia në garën për kreun e FIFA-s
Kozo Tashima, president nderi i Federatës së Futbollit të Japonisë, ka njoftuar se do të kandidojë për postin e presidentit të FIFA-s në zgjedhjet që do të mbahen në marsin e ardhshëm.
Tashima e ka konfirmuar kandidaturën e tij të enjten për mediumin japonez “Sports Nippon”, duke bërë të ditur se e ka mbështetjen e plotë të Federatës së Futbollit të Japonisë.
Kandidatura e tij vjen në kohën kur presidenti aktual i FIFA-s, Gianni Infantino, synon të rizgjidhet në këtë post.
Infantino është përballur me kritika pas përpjekjes së dështuar në korrik për të përfshirë investitorë privatë në një subjekt të ri komercial të FIFA-s, i cili do të administronte të drejta që lidhen me gara të ndryshme, përfshirë Kupën e Botës.
Tashima ka thënë se kandidatura e tij nuk ka të bëjë vetëm me fitoren e zgjedhjeve, por me promovimin e vlerave që, sipas tij, e karakterizojnë futbollin japonez.
“Jam mirënjohës që mund ta bëj këtë njoftim me mbështetjen e plotë të JFA-së. Nuk bëhet fjalë për fitore apo humbje, por për t’i përcjellë botës qëndrimin e ndershëm, të shëndoshë dhe të drejtë që futbolli japonez e ka ndërtuar. Këto janë vlerat për të cilat FIFA ka nevojë tani dhe të cilat ne i kemi mbrojtur. Kam vendosur të kandidoj për t’ia përcjellë këtë mesazh botës”, ka thënë ai.
Zgjedhjet e ardhshme për presidentin e FIFA-s pritet të mbahen në mars, ku Tashima synon t’i bëjë konkurrencë Infantinos për drejtimin e institucionit më të lartë të futbollit botëror.
“Do të të godas me grusht”, Spalletti shpërthen ndaj lojtarit të Juventusit gjatë ndeshjes
Egnatia pëson humbjen e parë në Conference League, Craiova triumfon 2-0
Zgjati kontratën me Bayern, Kane: Duam të dominojmë në Gjermani, por të fitojmë edhe Ligën e Kampionëve
- 11:52 IA në duart e hakerave; nga programet keqdashëse te faqet e internetit mashtruese
- 11:52 Dy të vdekur dhe 16 të plagosur nga përplasja e autobusit shkollor në Francë
- 11:32 Grupi Parlamentar i Partisë Demokratike ankimon në Gjykatën Kushtetuese tre akte të qeverisë për protestat
- 11:26 Kremlini kritikon Evropën: Nuk po vendosin dot se kush do t’i përfaqësojë në bisedimet për sigurinë në Ukrainë
- 11:24 Tirana pret Konferencën e Dytë të Investimeve BE–Ballkani Perëndimor, në fokus investimet
- 11:18 Forumi Ministror BE-Ballkani Perëndimor, Gogu: Lufta kundër korrupsionit, provë kyçe e rrugës evropiane të Shqipërisë