Lista Studentore në Serbi ka nisur menjëherë nga puna, e ka prezantuar një paketë propozimesh për reformimin e tregut të punës dhe forcimin e të drejtave sociale, ku një nga masat kryesore është java katërditore e punës, me 32 orë në javë dhe pa ulje të pagës. Sipas programit, ky model do të zbatohej në mënyrë vullnetare nga punëdhënësit që vendosin ta adoptojnë.