Gjykata Kushtetuese merr masa për forcimin e sigurisë pas protestave të dhunshme në Tiranë. Institucioni ka rishpallur një tender mbi 1.6 milionë lekë pa TVSH për instalimin e një sistemi modern alarmi kundër zjarrit, me 41 detektorë pa kabllo. Sistemi do të mbrojë edhe ambientet më të rëndësishme, përfshirë arkivën dhe sallën e gjykimit.