“Jam bazuar te forma që kanë pasur lojtarët”/ Maran shpjegon futbollistët e grumbulluar: Balliu? Është vendimi i tij për t’u tërhequr nga Kombëtarja
Trajneri i Kombëtares, Rolando Maran ka publikuar listën e dy ndeshjeve të fundit të Ligës së Kombeve dhe në një konferencë për mediat ka sqaruar vendimet e tij. Ai flet edhe për Tucin dhe Asanin.
“Presioni është pozitiv dhe të nxit të bësh mirë për të arritur objektivin për të qenë në krye, Kam folur me lojtarët dhe ata e duan këtë objektiv. Është pozitive dhe na shërben të bëjmë më të mirën. Në Kombëtare i takoj më rrallë lojtarët dhe kjo më pengon.
Në këtë listë doja të konfirmoja lojtarët me të cilët kam punuar deri më tani. Tuci është lojtar i mirë, më pëlqen dhe nëse do të vazhdojë të shënojë dhe të jetë në formë të mirë, e ka derën e hapur, kemi gjithnjë nevojë për lojtarë të mirë.
Kemi dëshirë të jemi sa më afër edhe me tifozët dhe kemi vendosur që të hënën do të hapim portat e stërvitjes për të gjithë tifozët që duan të jenë pranë nesh. Duam të kemi një sinergji për të gjithë njerëzit që e duan këtë fanellë.
Është e njëjtë për Tucin, të gjithë janë në vëmendjen tonë, por kam dashur t’i jap besim lojtarëve që më kanë pëlqyer në ndeshjet e kaluara”, u shpreh Maran.
Top Channel