Humb jetën elektricisti në nënstacionin elektrik të Koculit në Vlorë, dyshohet se preku linjën e tensionit të lartë
Një elektricist rreth 45 vjeç ka humbur jetën teksa kryente punime mirëmbajtjeje në nënstacionin elektrik të fshatit Kocul, në Vlorë. Viktima është identifikuar si Altin Petanaj, punonjës i Drejtorisë së Tensionit të Lartë me bazë në Fier, ku punonte prej gati 20 vitesh.
Gazetarja Afrovita Hysaj raportoi për RTSH se ngjarja ndodhi gjatë ndërhyrjes së grupit të punës për riparimin e nënstacionit, i cili shërben për transmetimin dhe shpërndarjen e energjisë elektrike nga linjat e tensionit të lartë.
Sipas të dhënave paraprake, dyshohet se Petanaj ka prekur linjën që furnizon nënstacionin me energji nga shtyllat e tensionit të lartë. Ai ka ndërruar jetë në vendngjarje, ndërsa rrethanat e sakta të aksidentit mbeten ende për t’u sqaruar.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat kanë nisur hetimet për të përcaktuar shkaqet dhe përgjegjësitë e mundshme për këtë aksident në punë.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




