Alarm për bomba në aeroportin e Pragës, të paktën 8 fluturime në shënjestër të kërcënimeve 06/11 12:30
Një tërmet me magnitudë 6.1 të shkallës Rihter ka goditur këtë të premte zonën detare pranë Tokios, në Japoni.
Lajmi u konfirmua nga autoritetet japoneze, të cilat bëjnë të ditur se, pavarësisht forcës së lëkundjeve, nuk është lëshuar paralajmërim për cunami.
Sipas Agjencisë Meteorologjike të Japonisë, tërmeti u regjistrua në orën 19:39 sipas kohës lokale, në ujërat pranë rajonit Kanto.
Lëkundjet ishin të cekëta, ndërsa epiqendra ndodhej në det, në brigjet pranë kryeqytetit japonez.
Deri në momentin e raportimit, autoritetet nuk kanë dhënë detaje të tjera mbi dëmet e mundshme materiale apo personat e lënduar.
Top Channel