Hamilton nuk i del inati me Leclerc: Më agresiv është me mua në pistë sesa kur duelon me Verstappen

6 Nëntor 2026
12:40
Telesport
back button

Në mungesë të Charles Leclerc për arsye familjare (u bë baba), Lewis Hamilton foli për mediat para garës së radhës në Formula 1, që do të zhvillohet të dielën në Brazil. Këtë fundjavë, Sir Lewis do të arrijë një moment historik në karrierë: Pjesëmarrjen e tij të 400-të në një garë.

7 herë kampioni i botës synon të rimarrë vendin e dytë në renditje nga Max Verstappen, i cili aktualisht e kryeson atë me dy pikë diferencë (261 kundrejt 259). Megjithatë, ai duhet të jetë i kujdesshëm, pasi George Russell (250 pikë) dhe Charles Leclerc (245) po afrohen me shpejtësi nga pas.

Britaniku nuk ngurroi ta thumbonte drejtpërdrejt shokun e skuadrës te Ferrari pas incidentit që patën në Meksikë. “Energjia brenda ekipit është fantastike. Njerëzit tanë në Maranello kanë bërë një punë të shkëlqyer në garat e fundit. Kemi grumbulluar më shumë pikë se kushdo nga rivalët tanë. Kemi bërë vërtet një hap përpara”, tha Hamilton.

“Kjo më gëzon, por mund ta kishim mbyllur lehtësisht garën në Meksikë në vendin e parë dhe të dytë. Duhet të sigurohemi që kjo të mos ndodhë më kurrë. Ndjej se Charles është veçanërisht agresiv ndaj meje në pistë. Një sjellje të tillë në pistë nuk e ka kur duelon ndaj Verstappen. Me mua...”, shtoi britaniku.

“E njëjta gjë ka ndodhur edhe me disa nga shokët e tij të mëparshëm të skuadrës, si Vettel dhe Sainz. Nuk kam folur ende me të që nga gara në Meksikë. Nuk besoj se e gjithë çështja mund të përmblidhet dhe të zgjidhet në një takim të vetëm, por është e rëndësishme ta diskutojmë brenda ekipit sa më shpejt të jetë e mundur”, tha Hamilton.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit