Friday / November 6 / 2026
Revista Monitor Logo
hamburger menu icon

mbyll

close icon
Ads
Kosova

Mbi 79 mijë turistë në Kosovë gjatë shtatorit, Shqipëria dhe Gjermania prin me vizitorë të huaj

Share Share Icon

Kosova ka shënuar rritje të numrit të vizitorëve në hotele gjatë shtatorit 2026, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit paraprak. Sipas të dhënave, rritje është regjistruar si te vizitorët vendorë, ashtu edhe te ata të huaj, ndërsa Shqipëria, Gjermania dhe Turqia janë ndër shtetet prej nga kanë ardhur më së shumti turistë të huaj.

 

Në shtator 2026, numri i përgjithshëm i vizitorëve në hotelet e Kosovës arriti në 79 mijë e 154, krahasuar me 64 mijë e 727 vizitorë në shtatorin e vitit 2025. Kjo përfaqëson një rritje prej 22.3 për qind të numrit të përgjithshëm të vizitorëve.

Nga numri total i vizitorëve gjatë këtij muaji, 29 mijë e 928 ishin vendorë, ndërsa 49 mijë e 226 vizitorë të huaj. Të dhënat nga Agjencia e Statistikave të Kosovës  tregojnë se vizitorët e jashtëm përbënin pjesën më të madhe të klientëve të hoteleve në Kosovë gjatë shtatorit.

Rritja e numrit të vizitorëve është reflektuar edhe në net-qëndrimet e tyre. Në shtator 2026, në hotelet e Kosovës u regjistruan gjithsej 156 mijë e 984 net-qëndrime, prej të cilave 95 mijë e 950 u realizuan nga vizitorët e huaj, apo 61.1 për qind e totalit, ndërsa 61 mijë e 35 net-qëndrime nga vizitorët vendorë, që përbënin 38.8 për qind.

Sa u përket vizitorëve të huaj, në shtator 2026 Kosova priti 49 mijë e 226 vizitorë nga jashtë, duke shënuar rritje prej 24.9 për qind krahasuar me shtatorin e vitit 2025, kur ishin regjistruar 39 mijë e 397 vizitorë të huaj.

Sipas të dhënave, Shqipëria ishte shteti prej nga erdhën më së shumti vizitorë të huaj në hotelet e Kosovës. Gjatë shtatorit, nga Shqipëria u regjistruan 8 mijë e 908 vizitorë, krahasuar me 7 mijë e 884 në të njëjtën periudhë të vitit paraprak, duke shënuar rritje prej 13 për qind.

Në vendin e dytë renditet Gjermania, nga e cila erdhën 5 mijë e 485 vizitorë, përderisa në shtatorin e vitit 2025 ishin regjistruar 4 mijë e 103 vizitorë. Kjo paraqet rritje prej 33.7 për qind.

Turqia ishte gjithashtu ndër vendet kryesore të origjinës së turistëve të huaj, me 3 mijë e 291 vizitorë në shtator 2026, krahasuar me 2 mijë e 967 në shtatorin e vitit 2025, apo 10.9 për qind më shumë.

Nga Zvicra u regjistruan 3 mijë e 182 vizitorë, ndërsa një vit më parë ishin 3 mijë e 114, duke shënuar rritje prej 2.2 për qind.

Ndërkohë, nga shtetet e tjera erdhën 28 mijë e 360 vizitorë të huaj, krahasuar me 21 mijë e 329 në shtatorin e vitit 2025. Kjo kategori shënoi rritjen më të lartë në numër absolut të vizitorëve, me 33 për qind.

Të dhënat për net-qëndrimet tregojnë se vizitorët e huaj kanë qëndruar më gjatë në hotelet e Kosovës gjatë shtatorit 2026, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit paraprak.

Nga Shqipëria u regjistruan 14 mijë e 788 net-qëndrime, krahasuar me 13 mijë e 713 në shtatorin e vitit 2025, që paraqet rritje prej 7.8 për qind.

Vizitorët nga Gjermania realizuan 8 mijë e 929 net-qëndrime, nga 7 mijë e 578 një vit më parë, me rritje prej 17.8 për qind.

Turistët nga Turqia realizuan 4 mijë e 804 net-qëndrime, krahasuar me 4 mijë e 353 në shtatorin e vitit 2025, duke shënuar rritje prej 10.4 për qind.

Nga Zvicra u regjistruan 5 mijë e 141 net-qëndrime, përderisa një vit më parë ishin 4 mijë e 971, me rritje prej 3.4 për qind.

Rritja më e madhe e net-qëndrimeve u regjistrua te vizitorët nga shtetet e tjera. Kjo kategori realizoi 62 mijë e 288 net-qëndrime, krahasuar me 41 mijë e 867 në shtatorin e vitit 2025, duke shënuar rritje prej 48.8 për qind.

Në total, net-qëndrimet e vizitorëve të huaj u rritën nga 72 mijë e 482 në shtatorin e vitit 2025 në 95 mijë e 950 në shtatorin e vitit 2026, apo 32.4 për qind më shumë.

 

 

Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Ekskluzive Monitor Top 1,000

Publikohen për herë të parë treguesit financiarë të 1000 kompanive më të mëdha në vend. Renditja e grupeve kryesore!

Eksploro Top List
Live Now

Lajme të Ngjashme

Raporti i Progresit: Kosova pa përparim në ekonomi, korrupsion dhe drejtësi

Kosova vazhdon të ngecë në disa nga reformat kryesore që duhet ta afrojnë me Bashkimin Evropian. Gjyqësori nuk ka shënuar asnjë përparim, lufta kun...

2 days më parë 5 Min Lexim

Qeveria e Kosovës prezanton buxhetin për vitin 2027, do të jetë 4.27 miliardë euro

Qeveria e Kosovës ka prezantuar të hënën projektbuxhetin për vitin 2027, i cili kap vlerën e 4.27 miliardë eurove. Kryeministri Albin Kurti tha se ...

4 days më parë 5 Min Lexim
Ads
collaps icon

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS! Regjistrohu Falas!

Rrisni limitin e artikujve në 400 në muaj FALAS!

Si përdorues i paregjistruar, mund të lexoni vetëm 200 artikuj në muaj. Mund ta rrisni këtë limit duke krijuar një llogari FALAS në faqen tonë.

Regjistrohu FALAS!