Abissnet Superiore në RTSH, Karoglan: Laçi me shumë talente, Partizani po stabilizohet

Abissnet Superiore | 1 minutë më parë

Trajneri i Partizanit, Mislav Karoglan, doli sot në konferencë shtypi, ku foli për sfidën e së shtunës me Laçin. Kjo ndeshje është e velfshme për javën e 11-të të Abissnet Superiore, që transmetohet në RTSH.

Trajneri i të kuqve u shpreh se kjo është një periudhë stabilizimi për skuadrën, ku sipas tij kanë ndryshuar disa gjëra. Karoglan pret fitoren kundër Laçit, që e vlerëson si skuadër. Fjala e plotë e trajnerit të Partizanit:

“Atmosfera është më e mirë pas fitores që arritëm ndaj Teutës. Por të jemi qartë, duhet të jemi të fokusuar për ndeshjen e ardhshme për vetë pozitat që gjendemi në tabelën e renditjes, ndaj nuk kemi asgjë për të festuar. Duhet të kemi më shumë vetëbesim dhe motivim për të përgatitur ndeshjen ndaj Laçit.

Gjendja? Sidibe ka patur një dëmtin dhe ka rinisur seancat stërvitore para dy ditësh. Të gjithë lojtarët e tjerë me probleme fatkeqësisht nuk janë ende të gatshëm. Himallari po ashtu ka shfaqur probleme por shpresoj që ta kemi gati. Vazhdojnë të mos jenë gati Skuka, Preka, Malaj, Mija dhe Aliu.

Laçi është një skuadër me shumë talente. Si gjithmonë, pres një ndeshje të vështirë, pasi siç po tregon kampionati, nuk ka ndeshje të lehta dhe çdo pikë është e rëndësishme. Për ne tashmë është diçka normale të luajmë çdo ndeshje jashtë. Na pret një ndeshje e fortë. Duhet të jemi në nivelin më të lartë dhe pres një rezultat pozitiv.

Mendoj se shpirti i skuadrës është i mirë dhe unë pres të bëjmë një performancë akoma më të mirë nga ajo që dhuruam ndaj Teutës. Pres nga skuadra të japë gjithçka përgjatë 90 minutave, të jetë e disiplinuar, sepse pa disiplinë nuk mund të jesh një ekip i mirë. Besoj se do të përgjigjemi mirë ndaj një skuadre kompetitive si Laçi.

Pres që në të ardhmen të kemi më shumë siguri dhe identitetin që unë dua. Kam përgjegjësi ndaj njërëzve, të cilët më paguajnë, t’u jap maksimumin e rezultateve që mundem dhe ky është objektivi parë që kur kam ardhur. Nuk ka qenë e lehtë për mua që një klub i nivelit si Partizani të pësojë 2-3 gola për ndeshje. Tani është një periudhë stabilizimi do të kem kohë të diskutojë me skuadrën, të jemi në tjetër nivel.

Besoj është një proces normal. Unë jam njeri shumë ambicioz. Në gjithë jetën time kam luftuar për titullin, por në çdo klub ka një proces. Në futboll duhet të kesh një bazë të shëndoshë. Kam nisur të ndryshoj disa gjëra. Unë e di se çfarë i nevojitet këtij klubi dhe kam nisur një proces të cilin ju do ta shikoni”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme