E premte, 6 Nëntor 2026 Dielli i Dimrit deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

“FolmeKM.al”, pas refuzimit të dialogut, Rama hap faqe online: Bëni pyetje dhe shprehni kritika, është urë lidhëse

Kryeministri Edi Rama ka lançuar dritaren online të dialogut, “folmeKM.al”.

Kjo dritare është në dispozicion të studentëve, por jo vetëm dhe vjen në një kohë kur kërkesat për dialog me shefin e qeverisë janë refuzuar në mënyrë të një pas njëshme.

“Faqja është gati. Cilido që është i dëshiruar për të komunikuar, në një kohë kur vijmë nga një sfont protestash, dhune, presion për të penguar dialogun, kjo është ura që është gritur për ju. Një urë funksionale dhe e hapur 24 orë. Një urë që një skuadër e dedikuar do garantojë qarkullimin e opinioneve që shkëmbehen. Jemi në kushtet kur në këtë fazë, sepse besoj do shkrihen akujt që janë krijuar artificialisht nga ata që mund të imponohen, ne shfrytëzojmë këtë mundësi të artë që na jep teknologjia. Mirëse të vini”, tha Rama.

Në përshkrimin e faqes “FolmeKM.al” thuhet: “Një hapësirë e re sociale për komunikim të drejtpërdrejtë me Kryeministrin. Sigurisht për studentët, por e hapur për këdo që dëshiron të bëjë një pyetje, të shprehë një kritikë, të ngrejë një shqetësim apo të paraqesë një propozim”.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.