• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, November 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Buxheti i Mbrojtjes për vitin 2027, ministri Nufi: Shpenzimet bazë do të arrijnë në 2.66% të GDP-së, i konsultuar edhe me NATO-n!

by A. Q
06/11/2026 13:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Mbrojtjes, Ermal Nufi, prezantoi projektbuxhetin e vitit 2027 në Komisionin për Çështjet e Brendshme dhe të Mbrojtjes, ku bëri të ditur se shpenzimet për mbrojtjen do të arrijnë në 2.35% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Nufi theksoi se buxheti parashikon një rritje prej 10% krahasuar me vitin 2026, ose 6.9 miliardë lekë më shumë, të cilat do të shkojnë drejtpërdrejt për shpenzimet bazë të mbrojtjes.

“Për vitin 2027, me këtë projektbuxhet shkojmë në 2.35% të GDP-së vetëm për shpenzimet bazë të mbrojtjes. Rritja prej 6.9 miliardë lekësh shkon drejtpërdrejt në këtë kategori”, deklaroi ministri Nufi.

Ermal Nufi: Në Samitin e Hagës, pra 3.5% dhe 1.5%. 3.5% është core defense spending, pra shpenzime të lidhura me mbrojtjen, dhe 1.5% e defense related, pra që janë të lidhura me shpenzimet e mbrojtjes. Ne kemi deklaruar dhe në takimin e fundit me Sekretarin Rutte që kishim me Kryeministrin para dy ditësh, jemi në atë që quhet shtegu i besueshëm i shpenzimeve të mbrojtjes. Për vitin 2026, kryetar, ne jemi në masën 2.2% të GDP-së. Për vitin 2027 me këtë projektbuxhet shkojmë në 2.35% të shpenzimeve të.

Për core defense, vetëm për core defense. Pra tek buxheti i Ministrisë së Mbrojtjes, nga totali i alokuar për vitin 2027 që është 2.6% e GDP-së, ne kemi 2.35% vetëm shpenzime që janë të lidhura me core defense spending. Edhe ajo, edhe ai nivel përqindje që ne kemi të shtuar në raport me buxhetin e vitit 2026, në masën 10% në raport me buxhetin e vitit 2026, ajo masë e cila vjen e shtuar, 6.9 miliardë lekë në mos gabofsha, shkon drejtpërdrejt në core defense spending. Pra, është përsëri e lidhur drejtpërdrejt me shpenzimet e mbrojtjes.

Në lidhje me vitin buxhetor 2028 ka një parashikim që të shkojë në masën 2.5% të GDP-së duke çuar në total buxhetin e Ministrisë së Mbrojtjes në masën 2.74% të GDP-së dhe në vitin 2029, kryetar, ne kemi një shpenzim core defense spending 2.66% duke çuar në total buxhetin e Ministrisë së Mbrojtjes në masën 2.9% të GDP-së, duke ecur pra në atë që quhet shtegu i besueshëm i shpenzimeve.

Patjetër, e kemi bërë me dije dhe tek ata. Ne përveç shpenzimeve që ne kemi tek Ministria e Mbrojtjes, ne kemi shpenzime të tjera që qeveria do të kryejë, të lidhura me mbrojtjen, pra tek defense related expenditures, shpenzime të lidhura me mbrojtjen, që janë në masën në përqindje ose më saktë në shifra do të jetë 774 milionë, të cilat gjithashtu u shtohen shpenzimeve të lidhura me mbrojtjen. Dhe gjithashtu do të jemi duke koordinuar me Ministrinë e Infrastrukturës dhe Energjisë në mënyrë që të mund të parashikojmë dhe të llogarisim shpenzimet që po kryhen për ndërtimin e Korridorit 8, si një korridor i cili është i parashikuar në projektet rajonale të NATO-s, si dhe përfshirja e Portit të Porto Romanos, dhe veçanërisht e pjesës ushtarake të tij në Regional Plans të NATO-s, është gjithashtu një tregues shumë i fortë i rëndësisë strategjike që ka ky port dhe Korridori 8 për mobilitetin e trupave në të gjithë aleancën. Këto janë pak a shumë, kryetar, ato që ne duam të sjellim në vëmendje. Ngelemi për të sjellë në vëmendjen tuaj edhe atë kërkesë që unë ju bëra në fillim që të mund të miratohet në komision edhe të mund të kontrollohet edhe nga Ministria e Financave më pas pjesa e buxhetit duke qenë se ne kemi deklaruar 2.35% dhe do donim që t’i ngelemi deklarimit për arsye se është bërë në NATO. Së fundmi, Ministria e Mbrojtjes sipas analizës së ecurisë së shpenzimeve dhe angazhimeve të marra për parashikimin buxhetor të vitit 2027, me miratimin e këtij projektligji nen për nen, do të paraqesë propozime për shpërndarjen e fondeve në nivel buxhetor për të mundësuar fillimin e projekteve të shumta për Forcat e Armatosura kombëtare dhe ato të edukimit për programet buxhetore, mbështetjen.

 

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Buxheti i Mbrojtjes për vitin 2027, ministri Nufi: Shpenzimet bazë do të arrijnë në 2.66% të GDP-së, i konsultuar edhe me NATO-n!

Buxheti i Mbrojtjes për vitin 2027, ministri Nufi: Shpenzimet bazë do të arrijnë në 2.66% të GDP-së, i konsultuar edhe me NATO-n!

November 6, 2026
Aksident dramatik në Korçë, ambulanca përplas të moshuarin! Shoferi ishte nën efektin e alkoolit përfundon në pranga

Bie në kontakt me energjinë elektrike, humb jetën elektricisti i OSHEE-së

November 6, 2026
Arrestohet 18-vjeçari në Massachusetts, komentoi në Instagram se Trump duhet vrarë

Arrestohet 18-vjeçari në Massachusetts, komentoi në Instagram se Trump duhet vrarë

November 6, 2026
Kosova refuzuese dhe e mbyllur të dhemb në shpirt

Udhërrëfyesi i BE-së: ç’fitojmë?

November 6, 2026
Berisha: Kur PD-ja të vijë në pushtet do dëmshpërblejë dhe dekorojë studentët që dënohen në protestë

Berisha thirrje demokratëve: Të shtunën të gjithë shkoni në protestën e studentëve

November 6, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e hënë 1 qershor 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 7 Nëntor 2026

November 6, 2026
Ardit Gjebrea del pas dy orësh nga SPAK: Prokurorët ishin miqësorë, i ftova në emision!

Ardit Gjebrea del pas dy orësh nga SPAK: Prokurorët ishin miqësorë, i ftova në emision!

November 6, 2026
Protestat, shpërthen mes organizatorëve / Progni akuzon Tepelenën për pazare, aktivisti: Unë jam në shesh, ti fshihesh pas azilit!

Protestat, shpërthen mes organizatorëve / Progni akuzon Tepelenën për pazare, aktivisti: Unë jam në shesh, ti fshihesh pas azilit!

November 6, 2026
Kush do të drejtojë Izraelin? Herzog merr vendimin për kandidatin për kryeministër të dielën

Kush do të drejtojë Izraelin? Herzog merr vendimin për kandidatin për kryeministër të dielën

November 6, 2026
Ambasadorja holandeze në Tiranë: Dhuna në protesta na ka shokuar!

Ambasadorja holandeze në Tiranë: Dhuna në protesta na ka shokuar!

November 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In