LIFE STYLE

“Divorci i bën të shkëlqejnë”! Pse disa gra lumturohen pas ndarjes, psikologia shpjegon fenomenin që po pushton TikTok-un

13:36 - 06.11.26 Gazeta GSH
GSH APP Download on Apple Store Get it on Google Play

Një buzëqeshje më e madhe, një pamje e re, kilogramë më pak dhe mbi të gjitha më shumë vetëbesim. Në rrjetet sociale po bëhet gjithnjë e më viral fenomeni i njohur si “divorce glou-up”, përmes të cilit gra të shumta tregojnë transformimin e tyre pas përfundimit të martesës, duke krahasuar pamjen dhe gjendjen e tyre gjatë lidhjes me jetën e re pas divorcit.

Tendenca, e cila nisi të fitonte popullaritet në fund të vitit 2025, tashmë është shndërruar në një fenomen më të gjerë se videot e zakonshme të transformimit. Festa për divorcin, ftesa të personalizuara, bluza me mesazhe ironike dhe postime që festojnë rikthimin në jetën si beqare janë bërë pjesë e një kulture të re që e sheh fundin e martesës jo vetëm si një ndarje, por edhe si një mundësi për të nisur nga e para.

Por a është vërtet divorci një formulë për një jetë më të mirë dhe një transformim personal?

Për këtë fenomen ka folur Kaamna Bhojuani, seksologe e certifikuar me studime në psikologjinë klinike, e cila në një artikull për Psychology Today analizon arsyet që mund të fshihen pas këtij ndryshimi. Duke folur edhe nga përvoja e saj personale si një grua e divorcuar, ajo thekson se ajo që fshihet pas fenomenit “divorce glou-up” nuk ka të bëjë thjesht me pamjen e jashtme.

 

 

Sipas saj, vëmendja duhet përqendruar te ndryshimet psikologjike dhe emocionale që mund të përjetojë një person kur largohet nga një marrëdhënie që e ka rënduar për një kohë të gjatë.


Shfaq Komentet (0)

Shkruaj nje koment

Your email address will not be published. Required fields are marked *

* *

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.