E premte, 6 Nëntor 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:00 Në vijim ora 14:00: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Humbje të mëdha në tregjet financiare, aksionet shënojnë rënie të fortë. Trump fajëson demokratët për krizën 

Tregjet financiare në SHBA, Azi dhe Evropë janë përfshirë humbje të medha në aksionet e kompanive të teknologjisë.

Rënia më e madhe u regjistrua në bursën japoneze, ku aksionet ranë me 6%, ndërsa në SHBA indeksi Nasdak, qe është bursa më e madhe humbi 5.5% të vlerës së tij.

Kjo tronditje besohet se lidhet me pasigurinë pas zgjedhjeve të mesmandatit në SHBA dhe frikën se ndryshimi i balancave politike në Kongres mund të sjellë kontroll më të fortë mbi industrinë e inteligjencës artificiale.

Investitorët druhen se kufizimet e reja mund të ngadalësojnë investimet në këtë sektor.

Reklamë

Për situatën reagoi edhe presidenti amerikan Donald Trump, i cili fajësoi

demokratët për këtë situatë.

“Tregu i aksioneve pësoi një nga ditët më të këqija në histori bazuar në rezultatet e zgjedhjeve. Një gjë kaq e trishtueshme për t’u parë! U desh kaq shumë punë për të na çuar në një nivel që askush nuk e ka parë më pare. Mos harroni, nuk ishin republikanët, ishin demokratët. Megjithatë, mos kini frikë, së shpejti, në një mënyrë ose në një tjetër, do të jemi më të fortë se kurrë më parë”, tha Trump.

Ndërkohë, në lindje, pavarësisht përpjekjeve të autoriteteve aziatike për të frenuar shitjen e aksioneve, tregjet vijojnë të jenë nën presion.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.