I akuzuar për vrasjen e Gentian Bejtjas, Gjykata e Apelit ndryshon vendimin për Ilir Beqarajn, i jep 12 vite e 8 muaj burg me gjykim të shkurtuar

06/11/2026 13:50

Gjykata e Apelit të Tiranës ka ndryshuar vendimin për Ilir Beqarajn, të akuzuar për vrasjen e Gentian Bejtjas në Fushë-Krujë në vitin 2024.

Gjykata e Shkallës së parë në Tiranë fillimisht e kishte dënuar me 24 vite burg Beqarajn.

Sipas gazetares së Top Channel, Anila Hoxha, sot Gjykata e Apelit të Tiranës ndryshoi vendimin duke e dënuar me 20 vite, ndërsa me gjykim të shkurtuar Beqaraj u dënua me 12 vite e 8 muaj burg.

Gentian Bejtja u ekzekutua më 1 mars të vitit 2024 në banesën e tij me 71 plumba.

 

 

Top Channel