Një aksident i rëndë u shënua sot në Francën lindore, ku një autobus shkollor doli nga rruga dhe përfundoi në një kanal pranë qytetit Lent.
Sipas informacioneve të prefekturës, të raportuara nga televizioni Bfmtv, aksidenti shkaktoi viktima. Dy fëmijë humbën jetën.
Nga aksidenti ka edhe disa të plagosur, ndërsa të paktën tre prej tyre raportohet se ndodhen në gjendje të rëndë shëndetësore.
Kryetari i bashkisë së Lent, Yves Cristin, bëri të ditur se autobusi doli nga rruga dhe u përplas me një pemë në kanalin ku përfundoi.
Pas ngjarjes së rëndë, ministri francez i Transportit, Philippe Tabarot, njoftoi përmes një postimi në X se shkoi në vendin e aksidentit.
Rrethanat dhe bilanci përfundimtar i viktimave ende mbeten për t’u konfirmuar nga autoritetet franceze.