Sylvester Stallone dedikim emocionues për bashkëshorten: Jam mirënjohës që e kam çdo ditë pranë vetes

Aktori i njohur hollivudian Sylvester Stallone ka bërë një dedikim të veçantë për bashkëshorten e tij, Jennifer Flavin, duke shprehur publikisht mirënjohjen për mbështetjen dhe praninë e saj ndër vite.
79-vjeçari publikoi në orët e para të së premtes, 6 nëntor, tri fotografi së bashku me bashkëshorten në rrjetet sociale, të shoqëruara me një mesazh plot dashuri. “Jam shumë mirënjohës që e kam Jenniferin pranë meje çdo ditë”, shkroi aktori në përshkrimin e fotografive.


Stallone dhe Jennifer Flavin, 58 vjeçe, kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë më 17 maj 1997. Çifti ka së bashku tri vajza: Sophia, Sistine dhe Scarlet.
Pas afro tri dekadash martesë, aktori zgjodhi të ndajë me ndjekësit një tjetër moment mirënjohjeje për partneren e tij të jetës.
/vizionplus.tv



