Në një kohë kur protestuesit kërkojnë dorëheqjen e tij, Edi Rama ka zgjedhur të hapë një tjetër kanal komunikimi online me qytetarët.
Përmes platformës së re “Folmekm.al”, Rama i fton shqiptarët t’i drejtohen drejtpërdrejt për problemet dhe shqetësimet e tyre, ndërsa në rrugë dëgjohen thirrje për largimin e tij nga pushteti.
Kryeministri Edi Rama ka njoftuar ditën e sotme hapjen e platformës së re të komunikimit me qytetarët, Folmekm.al.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama ka prezantuar platformën, ku qytetarët mund t’i drejtohen drejtpërdrejt atij dhe institucioneve qeveritare për problemet që hasin.
“Folmekm.al. Dritarja e Dialogut është e hapur”, shkruan Rama, duke publikuar edhe një video ku shpjegon mënyrën e funksionimit të platformës.













