Stafi i disa gazetave irlandeze është evakuuar pasi redaksive të tyre u janë dërguar kërcënime me bomba me email. Policia iu përgjigj thirrjes selisë së transmetuesit kombëtar irlandez RTE në Dublin, ku u panë oficerë të armatosur.
“Ndërtesat e RTE-së janë evakuuar pas një kërcënimi me bombë”, deklaroi transmetuesi në faqen e tij të internetit. Stafi nga zyrat e gazetës Irish Independent, stacioneve radiofonike Newstalk dhe Today FM, si dhe televizionit Virgin Media thuhet se u evakuuan gjithashtu.
Në një deklaratë, policia tha se janë “të vetëdijshëm për një kërcënim të bërë kundër organizatave mediatike këtu dhe në Evropë”.
Kryeministri Micheál Martin ka thënë se kërcënimet ndaj RTÉ dhe organizatave të tjera mediatike në Britani dhe Irlandë janë shqetësuese dhe se Qeveria po e merr seriozisht kërcënimin.
Martin tha se garda dhe Forcat e Mbrojtjes po punojnë për të përcaktuar se kush qëndron pas kësaj.











