Dhoma gjermane kundërshton taksat e reja, frenojnë investimet dhe dobësojnë konkurrencën
Dhoma Gjermane e Industrisë dhe Tregtisë në Shqipëri , ngre shqetësime për Paketën Fiskale 2027, duke paralajmëruar se rritja e taksave mund të dëmtojë investimet e huaja, konkurrueshmërinë e bizneseve dhe hapjen e vendeve të reja të punës.
Në një deklaratë publike, DIHA kritikon mungesën e konsultimit me komunitetin e biznesit gjatë hartimit të paketës. Sipas saj, projektligjet nuk janë diskutuar në kohë me sipërmarrjen, ndërsa hyrja e ndryshimeve në fuqi më 1 janar 2027 u lë kompanive pak kohë për t’u përshtatur.
Shoqata kundërshton veçanërisht rritjen e tatimit mbi dividendët, duke argumentuar se kjo masë e bën Shqipërinë më pak konkurruese kundrejt vendeve të rajonit dhe kufizon mundësitë e kompanive për të riinvestuar fitimet.
Shqetësim ngre edhe për rritjen e TVSH-së standarde në 21 për qind, që sipas DIHA-s mund të reflektohet në çmimet e konsumit dhe të zbehë efektin e uljes së TVSH-së për produktet ushqimore bazë.
Kritika ka edhe për rritjen e TVSH-së në turizëm dhe uljen e pragut të regjistrimit për TVSH-në, masa që pritet të shtojnë kostot për bizneset e vogla dhe sektorin turistik.
DIHA vlerëson pozitivisht mbajtjen të pandryshuar të normës së tatimit mbi fitimin e korporatave, uljen e tatimit mbi të ardhurat për shtresën e mesme dhe reduktimin e burokracive për biznesin. Si alternativë, shoqata propozon aplikimin e një norme të reduktuar të TVSH-së për energjinë elektrike, për të lehtësuar kostot e familjeve dhe sipërmarrjes.
Vrasja e ish-policit Gentian Bejtja, Apeli ul dënimin për Ilir Beqarajn
Ambasadorja holandeze në Shqipëri: Liria e medias kërkon vëmendje, dhuna në protesta na ka shokuar
Berisha bën thirrje: Nesër të gjithë me studentët për studentët, për suksesin e revoltës së tyre
- 14:22 Liga e Kombeve, Foda publikon listën e Kosovës për ndeshjet e nëntorit
- 14:13 Trump mbështet “superinteligjencën”: SHBA-të duhet të përqafojnë teknologjinë për t’u pasuruar
- 14:00 Padi kundër Google, prindërit pretendojnë se vajza 13-vjeçare përdori inteligjencën artificiale për të planifikuar vetëvrasjen
- 13:55 Vrasja e ish-policit Gentian Bejtja, Apeli ul dënimin për Ilir Beqarajn
- 13:47 “Fol me kryeministrin”, Rama prezanton platformën e re të dialogut me qytetarët
- 13:44 Demokratët thellojnë epërsinë në Kongresin amerikan, sigurojnë shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve dhe Senat