Po kërkoni punë? Këto janë mundësitë e reja të javës në Telegrafi Jobs

Një aplikim mund të jetë fillimi i hapit të radhës në karrierën tuaj.

Këtë javë, Telegrafi Jobs sjell mundësi të reja pune në menaxhim, financa, shitje dhe profesione teknike, me pozita të hapura për kandidatë me përvojë të ndryshme dhe në disa qytete të Kosovës.


Bau Market po kërkon Menaxher të Pikës/Njësisë në Pejë, për një rol që përfshin udhëheqjen e ekipit, organizimin e operacioneve dhe monitorimin e performancës së pikës së shitjes.

Në Prishtinë, Bau Market ka hapur pozitën Asistent/e në Financa dhe Kontabilitet, e përshtatshme për kandidatë me njohuri në financa, përpunim të dokumentacionit dhe raportim financiar.

Kompania po kërkon gjithashtu Arkatar/e në Prizren, me fokus në menaxhimin korrekt të arkës, procesimin e pagesave dhe ofrimin e shërbimit profesional ndaj klientëve.

Për ata që preferojnë një rol dinamik në terren, Union sh.p.k. ka hapur tri vende pune për Shitës Ambullantiv, për regjionet e Prishtinës, Ferizajt dhe Gjakovës.

Në Prizren, Bau Market ofron edhe katër pozita për Shitës/e në sektorë, ku kërkohen kandidatë të orientuar drejt klientit, komunikimit dhe realizimit të shitjeve.

Ndërsa për kandidatët me profil teknik, PRIMUS Engineering ka hapur pesë vende pune për instalues dhe serviserë të pajisjeve të klimatizimit dhe ventilimit, përfshirë pozita për mjeshtër dhe ndihmës mjeshtër.

Në Telegrafi Jobs mund të gjeni këto dhe shumë mundësi të tjera pune nga kompani të ndryshme, prandaj nëse njëra prej pozitave përputhet me profilin dhe synimet tuaja profesionale, shqyrtoni kriteret dhe aplikoni brenda afatit.

Pozitat e hapura :

Menaxher i Pikës/Njësisë

Apliko Tani!

Bau Market

Asistent/e në Financa dhe Kontabilitet

Apliko Tani!

Bau Market


Arkatar/e

Apliko Tani!

Bau Market

Shitës Ambullantiv

Apliko Tani!

Union sh.p.k

Shitës/e

Apliko Tani!

Bau Market

Instalues dhe serviser i paisjeve të klimatizimit dhe ventilimit

Apliko Tani!

PRIMUS engineering