Kryeministri Edi Rama ka prezantuar një tjetër platformë komunikimi, këtë herë në hapësirën virtuale. Cilido që është i dëshiruar për të komunikuar, për të hyrë në një dialog në kushtet, kur vijmë nga një sfond protestash, përshkallëzimesh, dhune, presioni, kërcënimi, përpjekjesh për ta penguar me çdo kusht dialogun, kjo është ura që është ngritur për ju. Një urë funksionale, një urë e hapur 24 orë, një urë ku patjetër një skuadër e dedikuar do të garantojë gjithë qarkullimin e informacionit edhe të opinioneve që shkëmbehen dhe kështu jemi në kushtet kur në këtë fazë, sepse besoj që më herët se vonë do të shkrihen dhe akujt e vendosur artificialisht nga ata të cilët mendojnë se mund t'i imponohen shoqërisë, mund t'i imponohen bashkëjetesës demokratike, mund t'i imponohen të gjithë atyre që mendojnë ndryshe prej tyre dhe ndërkohë ne shfrytëzojmë këtë mundësi të artë që na jep teknologjia.E keni në kompjuter, e keni në pasqyrën e celularit.