Gërvalla takohet me ministrin irlandez: Kosova nuk pranon korrupsionin dhe pandëshkueshmërinë

Në kuadër të Forumit Ministror BE–Ballkani Perëndimor për Drejtësi dhe Punë të Brendshme, ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, u takua sot me homologun e saj irlandez, Jim O’Callaghan. Në bisedë u trajtuan reformat në drejtësi, forcimi i sundimit të ligjit dhe lufta kundër korrupsionit.

Dy ministrat shqyrtuan edhe mënyrat për të çuar përpara bashkëpunimin juridik ndërkombëtar mes Kosovës dhe Irlandës në çështjet penale, raporton KosovaPress.

Të lidhura

None found

Sipas Gërvallës, bashkëpunimi me Irlandën duhet të përqendrohet te krijimi dhe përmirësimi i mekanizmave për ndihmë të ndërsjellë juridike, ekstradim dhe transferim të personave të dënuar. Ajo tha se këta mekanizma janë të domosdoshëm që kufijtë shtetërorë të mos u shërbejnë si strehë autorëve të krimit dhe që ndjekja e drejtësisë të mos ndërpritet me përfundimin e juridiksionit të një shteti.

Gërvalla vuri në dukje gjithashtu rëndësinë e bashkëpunimit me agjencitë e Bashkimit Evropian kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Ajo theksoi nevojën për mbështetjen e BE-së në zbatimin e reformave në drejtësi dhe në përparimin e Kosovës drejt integrimit evropian.

Ministrja deklaroi se Kosova nuk bën kompromis me korrupsionin dhe pandëshkueshmërinë.


Shtuar më 6.11.2026 15:23

dünyanın en iyi bahis siteleriBursa Escortgüvenilir bahis sitelerijojobetyasal bahis siteleritürkiye yasal bahis sitelerijojobetjojobet girişjojobet güncel girişjojobetjojobet girişjojobet güncel giriştürkiye yasal bahis sitelerislot sitelerijojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet girişjojobetjojobet giriş