Sulm me raketa ndaj një cisterne në Gjirin Persik, humb jetën një person
Një detar u vra në një shpërthim që besohet të jetë shkaktuar nga një sulm me raketa ndaj një anijeje cisternë të produkteve të naftës në Gjirin Persik të enjten.
Tankeri MT Velos Sapphire, me flamur të Ishujve Marshall, po lundronte pa ngarkesë drejt Bahreinit kur u godit, tha në një deklaratë firma greke e menaxhimit Velos Tankers.
“Kompania me hidhërim të thellë njofton vdekjen e njërit prej detarëve të saj, i cili u gjet i plagosur për vdekje në bord, pasi fillimisht ishte raportuar i zhdukur pas shpërthimit”, tha ajo.
Nuk pati të lënduar të tjerë midis ekuipazhit, të cilët shuan një zjarr në anije të shkaktuar nga shpërthimi, dhe nuk pati raportime për ndotje, shtoi Velos Tankers.
Anija u dërgua në Portin Khalifa Bin Salman të Bahreinit dhe do të nisë një hetim. Shkalla e dëmtimit në trupin e anijes është ende duke u vlerësuar.
Trump mbështet “superinteligjencën”: SHBA-të duhet të përqafojnë teknologjinë për t’u pasuruar
Padi kundër Google, prindërit pretendojnë se vajza 13-vjeçare përdori inteligjencën artificiale për të planifikuar vetëvrasjen
Demokratët thellojnë epërsinë në Kongresin amerikan, sigurojnë shumicën në Dhomën e Përfaqësuesve dhe Senat
- 15:18 SPAK dërgon për gjykim 8 persona, kërkohet konfiskimi i 16 pasurive me vlerë mbi 2 milionë euro
- 14:56 Zjarr i madh në një magazinë pranë Mamurrasit, shkrumbohen sasi të konsiderueshme bimësh medicinale
- 14:48 BE propozon krijimin e Fondit të Solidaritetit për Migracionin, Greqia, Italia dhe Spanja përfitojnë nga ndihma
- 14:42 7 nxënëse denoncojnë mësuesin e fizkulturës për ngacmim seksual, ndalohet 35-vjeçari në Vlorë
- 14:36 Ekspozita për Kadarenë sjell në Prishtinë lidhjen e shkrimtarit me Kosovën
- 14:31 1 në 4 adoleshentë nuk kryejnë aktivitet fizik asnjë ditë të javës