Në 2018-tën studentët protestues dialoguan me qeverinë duke arritur në zgjidhjen e shqetësimeve përmes atij që u quajt “Pakti për Universitetin”. Tetë vite më vonë ky dialog nuk po ndodh. Studentët po protestojnë përsëri. Sipas kryeministrit 3 grupe studentore, janë penguar për tu ulur në tryezën e dialogut. E në të tilla kushte kryeministri Rama u vuri në dispozicion portalin “Fol me Kryeministrin” tashmë si një dritare e hapur për të folur ndërveprimi edhe me qytetarët.