Pas gjetjeve të Komisionit Europian në raportin për Shqipërinë 2026 në drejtësi, Unioni i Gjyqtarëve, Shoqata e Gjyqtarëve dhe ajo e Prokurorëve bëjnë thirrje për zbatimin pa vonesë të rekomandimeve. ‘Pavarësia e drejtësisë kërkon ndalimin e ndërhyrjeve dhe sulmeve ndaj magjistratëve, garantimin e sigurisë së tyre, respektimin e garancive të pagës dhe sigurimin e burimeve të nevojshme për punën. Një drejtësi e pavarur kërkon magjistratë të sigurt, të respektuar dhe të lirë nga presionet’-thuhet në deklaratën e përbashkët të magjistratëve, Teksa vlerësoi progresin e funksionimit të gjyqësoreit, Komisioni Europian evidentoi ndër të tjera se kanë vijuar përpjekjet e zyrtarëve publikë dhe politikanëve, përfshirë në nivelet më të larta, për të ushtruar ndikim të papërshtatshëm mbi institucionet e drejtësisë, si dhe sulmet personale ndaj magjistratëve.