Aktualitet

Shpërthimi në Elbasan, bashkia do të paguajë qiranë e 15 familjeve të prekura

Bashkia e Elbasanit ka bërë gati kontratat 1-vjeçare për trajtimin me bonus qiraje të 15 familjeve të prekura  nga shpërthimi në pallatin në lagjen “Qemal Stafa”. Kjo kontratë është hartuar me të drejtën e zgjatjes së saj deri në përfundimin e punimeve të pallatit.

15 familje kanë nënshkruar kontratat dhe menjëherë pas aktit përfundimtar të ekspertimit nga Instituti i Ndërtimit, Këshilli Bashkiak do të miratojë me procedurë të përshpejtuar strehimin e banorëve.

Banorët do të strehohet në bazë të ligjit për emergjencat civile ndërsa aktualisht janë testuar çmimet e tregut që do të paguhen nga bashkia deri në akomodimin përfundimtar të qytetarëve.