Trajneri kuqezi, Maran, ka folur edhe për statistikat e Shqipërisë në Ligën C të Nations League, duke vlerësuar paraqitjen e skuadrës në aspektin ofensiv dhe defensiv. Ai theksoi se kuqezinjtë kryesojnë në disa tregues të rëndësishëm, përfshirë golat e pritshëm, goditjet në portë dhe goditjet e lejuara ndaj kundërshtarëve. Megjithatë, Maran kërkon më shumë konkretizim përpara portës, në mënyrë që skuadra të shfrytëzojë sa më mirë rastet e krijuara.

“Sa i përket përmirësimit të statistikave tona, kam mbajtur edhe disa shënime. Në Nations League, në Ligën C, ne renditemi të parët në çdo tregues për sa i përket golave të pritshëm (Expected Goals) në favorin tonë. Jemi të parët në të gjithë Ligën C. Gjithashtu, jemi skuadra që ka pësuar më pak goditje në portë nga kundërshtarët dhe renditemi të parët edhe për goditjet në portë.

Si mund t’i përmirësojmë këto statistika? Duhet të jemi pak më konkretë. Duhet të arrijmë të shfrytëzojmë dhe të finalizojmë sa më mirë gjithçka që krijojmë. Megjithatë, unë dua gjithmonë të stërvit një skuadër që prodhon tregues të tillë statistikorë dhe do të përpiqemi t’i konsolidojmë e t’i përmirësojmë edhe më shumë, nëse është e mundur”.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb