Pjesë të bibliotekës personale të Faik Konicës të sjella nga Bostoni, letra origjinale dhe fotografi të panjohura si edhe vula origjinale Ex Libris e derdhur në argjend, me të cilën Konica vuloste vëllimet e tij vetjake janë ekspozuar për herë të parë në Korçë në 150 vjetorin e lindjes së tij. Biblioteka Kombëtare e Shqipërisë në bashkëpunim me Bibliotekën e Korçës dhe studiuesit i kanë ofruar publikut elemente të çmuara të trashëgimisë së tij përmes të cilave zbulohet formimi dhe bota e tij