Përzgjedhësi i Portugalisë, Jorge Jesus, ka folur për vendimin e Cristiano Ronaldos për t’i dhënë fund karrierës me Kombëtaren, duke pranuar se emri i tij do të lidhet gjithmonë me largimin e yllit portugez nga përfaqësuesja.

Në një prononcim pas njoftimit të Ronaldos, Jesus u pyet nëse kishte tentuar të komunikonte me sulmuesin gjatë periudhës kur ai nuk ishte ftuar në Kombëtare, si dhe nëse ndihej përgjegjës për vendimin e tij për t’u tërhequr.


Trajneri portugez tha se nuk kishte tentuar të bisedonte me Ronaldon, ndërsa theksoi se, duke pasur parasysh kontratën e tij katërvjeçare me Federatën Portugeze, e cila zgjat deri në vitin 2030, ishte e pashmangshme që emri i tij të lidhej me largimin e sulmuesit.

“Nuk tentova. Duke pasur parasysh kontratën time katërvjeçare me federatën, e cila zgjat deri në vitin 2030, emri im do të lidhej me largimin e tij nga Kombëtarja gjithsesi. Nëse jo gjatë këtij grumbullimi, atëherë ndoshta në një moment tjetër”, deklaroi Jesus.

Ai shtoi se një gjë e tillë ishte e pashmangshme gjatë edicionit aktual të Ligës së Kombeve, duke lënë të kuptohet se lidhja mes emrit të tij dhe fundit të karrierës ndërkombëtare të Ronaldos do të ekzistonte në çdo rast.

“Besoj se kjo ishte e pashmangshme gjatë edicionit aktual të Ligës së Kombeve. Në njëfarë mënyre, emri im do të lidhet gjithmonë me largimin e Cristiano Ronaldos, përveç nëse ai planifikon të luajë deri në vitin 2030”, u shpreh përzgjedhësi portugez.

Jesus u pyet gjithashtu nëse kishte mbetur me ndonjë ndjenjë të pakëndshme nga e gjithë kjo situatë, por ai mohoi të kishte ndonjë mëri ndaj yllit portugez.

Ai shpjegoi se nëse kishte deklaruar se synonte ta ftonte Ronaldon, kjo ndodhte sepse ishte i bindur se sulmuesi do të vazhdonte të ishte pjesë e projektit të Portugalisë në Ligën e Kombeve.

“Nuk kam asnjë ndjenjë të keqe. Nëse kam thënë se planifikoja ta ftoja, ishte vetëm sepse isha i sigurt se ai do të vazhdonte të ishte pjesë e projektit në Ligën e Kombeve.

"Nuk ka asnjë mëri. Pse? Sepse çdo vendim që kam marrë është diktuar nga interesat e ekipit. Si përzgjedhës, gjithmonë kam vendosur atë që është më e mira për grupin në radhë të parë, prandaj jam i qetë me vendimet e mia”, përfundoi Jorge Jesus./Telegrafi/