Thomas Tuchel ka vendosur emrat që do të ketë në dispozicion për dy përballjet e ardhshme të Anglisë në Ligën e Kombeve. Trajneri gjerman ka publikuar listën, ku spikasin edhe dy futbollistë që do të provojnë për herë të parë emocionet e përfaqësueses angleze.
Anglia do të ketë përballë Kroacinë dhe Spanjën në ndeshjet e muajit nëntor, dy takime për të cilat stafi teknik ka përzgjedhur një grup të përzier mes lojtarëve me përvojë dhe elementëve të rinj.
Në mesin e të grumbulluarve janë edhe disa prej figurave kryesore të skuadrës, si Jordan Pickford, Declan Rice dhe Harry Kane, të cilët pritet të kenë rol të rëndësishëm në këto sfida.
For the final time in 2026… 🥁
Your #ThreeLions squad for November camp! 🦁 🏴
— England (@England) November 6, 2026
