Bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Zgjedhore, Oerd Bylykbashi, ka kërkuar që puna për reformën të përqendrohet te zbatimi i rekomandimeve të OSBE/ODIHR, duke e cilësuar garantimin e kushteve të barabarta të konkurrimit si çështjen kryesore për zgjedhje të lira dhe të ndershme.
Bylykbashi ka theksuar nevojën për ndarjen e shtetit nga partia në pushtet, ndalimin e përdorimit të administratës dhe burimeve publike për qëllime elektorale, si dhe ndryshimin e sistemit zgjedhor përmes proporcionalit kombëtar dhe listave të hapura.
Gjithashtu ka akuzuar Partinë Socialiste se po trajton çështje që nuk përbëjnë prioritet për zgjedhjet e 9 majit 2027, ndërsa paralajmëron se kjo qasje rrezikon të çojë në një tjetër proces të njëanshëm të ndryshimeve zgjedhore.
Bylykbashi ka njoftuar se PD do të paraqesë propozime dhe amendamente konkrete për reformën.
Deklarata e plotë:












