Prokuroria e Posaçme kërkon konfiskimin e 16 pronave të shpërndara në Durrës dhe Tiranë, që thotë se janë produkt i pastrimit të parave të trafikut të kokainës nga Amerika Latine drejt vendeve të Bashkimit Europian. Konfiskimi kërkohet për 16 pasuri të patundshme me vlerë tregu prej më shumë se 2 milionë euro. Pasuritë përbëhen nga apartamente, njësi tregtare dhe garazhe pesë prej të cilave të ndodhura në Tiranë dhe 11 të tjera të vendosura në zonën e Plazhit në Durrës.