Në sallën “1 Tetori” në Prishtinë është duke u mbajtur ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 63-të të Policisë së Kosovës.
Gazetarja e Dukagjinit, Arianitë Zhegrova, nga aty bëri të ditur se rreth 400 kadatë të rinj që diplomojnë sot do t’i bashkohen Policisë së Kosovës.
Gjatë fjalës së tyre edhe kryeministri i vendit, Albin Kurti edhe kryeparlamentarja, Albulena Haxhiu, i kanë uruar gjeneratën e re teksa u kanë bërë të ditur se gjithmonë do të jenë pranë tyre dhe gjithmonë do të punojnë për të përmirësuar kushtet e tyre.
Zhegova, mes tjerash, bëri të ditur se edhe djemtë e heronjëve, Enver Zymberi dhe Afrim Bunjaku janë pjesë e gjeneratës së 63-të të Policisë.
Po ashtu kjo ceremoni ka nisur me 1 minut heshtje për të gjithë policët e rënë në krye të detyrës.