Paval Sieviaryniec, dissidenti i njohur dhe ish i burgosuri politik Bjellorus nga regjimi i Lukashenkos, ka reaguar lidhur me protestat studentore në Shqipëri.
Paval Sieviaryniec është shprehur në mbështetje të protestave të studenteve dhe të rinjve shqiptarë kundër korrupsionit të qeverisë Rama.
Ai u bën thirrje studentëve shqiptarë të sakrifikojnë për të drejtat dhe lirinë e vendit.
“Dua tu them miqve të mi shqiptarë se ku luftojmë për liri për vendin tonë, për gjërat që na i ka falur Zoti, duhet të kukptojmë se duhet të sakrifikojmë për to lirinë, shëndetin tonë e ndonjëherë edhe jetën tonë. Më besoni, ia vlen! Mos hiqni kurrë dorë, sepse ne besojmë, mundemi dhe do e bëjmë”- shprehet ai ndër të tjera në videomesazhin e tij.












