E premte, 6 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Vrau ish-partneren dhe të dashurin e saj, arrestohet pas 6 vitesh arrati 44-vjeçari shqiptar në Greqi

Një 44-vjeçar shqiptar është vënë në pranga nga policia greke pas 6 vitesh arrati. Shqiptari akuzohet për vrasjen e dyfishtë në Loutraki në tetor të vitit 2022.

Sipas mediave greke 44-vjeçari shqiptar vrau me sëpatë ish-partneren me origjinë ukrainase si dhe të dashurin e saj me profesion farmacist.

Krimi u zbulua më 11 tetor 2020, kur trupat e dy viktimave u gjetën në një shtëpi pushimi në zonën Flambouro të Korinthit. Të dy ishin goditur disa herë me sëpatë, ndërsa autori i dyshuar ishte zhdukur pa lënë gjurmë.

Pas hetimeve që zgjatën rreth gjashtë vite, policia greke arriti të gjente vendndodhjen e 44-vjeçarit, të njohur me emrin “Nikos”. Ai u arrestua gjatë një operacioni në zonën e Patisias në Athinë, ku fshihej duke përdorur dokumente të falsifikuara identifikimi.

Reklamë

Gjatë kontrollit në apartamentin e tij, efektivët gjetën një pistoletë dhe të paktën një granatë. Sipas medias greke Neësbeast, nuk përjashtohet mundësia që shqiptari të ishte duke përgatitur një tjetër sulm, nisur nga armët që iu gjetën.

44-vjeçari nuk arriti të bënte rezistencë kur efektivët e Departamentit të Vrasjeve ndërhynë për ta arrestuar. Ndaj tij po përgatitet dosja penale për vrasjen e dyfishtë të vitit 2020.

Vazhdo të lexosh

Reklamë

Lini një koment

Me respekt — komentet moderohen nga redaksia.
Nuk publikohet kurrë.