Platforma bjelloruse Nexta publikoi një video të shkurtër në të cilën Presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, komenton zgjedhjet parlamentare në Serbi, në të cilat Aleksandar Vuçiç humbi pushtetin.

Është një deklaratë e rastësishme e Lukashenkos, e bërë në margjinat e Konferencës së Katërt Ndërkombëtare mbi Sigurinë Euroaziatike, të mbajtur në fillim të nëntorit në Minsk, por konteksti i deklaratës nuk u përcoll.

“U thashë atyre (serbëve), u thashë disa herë: bëni këtë, bëni atë. Dhe ata bënë të kundërtën dhe kjo është ajo që ndodhi”, tha Lukashenko, duke qeshur, pasi përshëndeti një zonjë.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb