Flakët përpijnë një magazinë me bimë medicinale në Mamurras

Shkruar nga: I Cani | Publikuar më: 06.11.2026, 17:48

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë mesditën e kësaj të premteje një magazinë me bimë medicinale në qytetin e Mamurrasit.

Ngjarja është regjistruar rreth orës 14:02, në lagjen “Drita”, ku magazina në pronësi të 66-vjeçarit Arif Daçi është përfshirë e gjitha nga flakët, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale.

Dyshimet paraprake janë se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në sistemin elektrik. Për shkak të sasisë së madhe të bimëve medicinale që ndodheshin brenda magazinës, flakët vijojnë të jenë aktive.

Shërbimet zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për vënien e zjarrit nën kontroll, si dhe për të parandaluar përhapjen e tij në objektet dhe zonat përreth.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit