Një 22-vjeçar humb jetën në aksident me motoçikletë në Gjonaj të Prizrenit

Një 22-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti me motoçikletë me katër rrota në fshatin Gjonaj të Prizrenit.
Rasti ka ndodhur rreth orës 15:00, kur viktima, duke drejtuar motoçikletën, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe ka rënë nga një lartësi.
Rastin për Telegrafin e ka konfirmuar edhe zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.
Bytyqi bëri të ditur se njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku kanë gjetur 22-vjeçarin të shtrirë në rrëzë të malit, ndërsa në afërsi të tij është gjetur edhe motoçikleta e dëmtuar.
Ekipi i Emergjencës, pas ekzaminimit mjekësor, ka konstatuar vdekjen e tij. Viktima është identifikuar me inicialet A.H.
Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, ndërsa rasti është iniciuar si “Hetim i vdekjes”.







































