Osmani: Koha është sfida kryesore për organizimin e Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”

Këshilltari për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”, Vllaznim Osmani, ka thënë se përgatitjet për organizimin e këtij eventi kanë nisur më shumë se një vit më parë, por ka theksuar se mbetet ende shumë punë për t’u bërë.

Osmani, i ftuar në emisionin “FIVE” në Dukagjin, ka treguar se gjatë funksionimit të komitetit tranzitor organizativ, ku bënin pjesë Komuna e Prishtinës, përfaqësues të Qeverisë dhe Komiteti Olimpik, janë realizuar disa nga detyrat fillestare, përfshirë përzgjedhjen e logos, krijimin e ueb-faqes dhe hartimin e masterplanit për Lojërat Mesdhetare.

Megjithatë, ai ka vlerësuar se organizimi i Lojërave kërkon koordinim të mirë ndërinstitucional, përmbushje të obligimeve ndaj pronarëve të eventit dhe përgatitje të detajuara për secilin projekt.

“Është bërë një punë më shumë se njëvjeçare si pjesë e organizimit të asaj kohe, kur ka qenë komiteti organizativ i Lojërave Mesdhetare, komiteti tranzitor ku ka bërë pjesë Komuna e Prishtinës, përfaqësuesit e Qeverisë edhe Komiteti Olimpik. Detyrat që i kemi marrë atëherë si komitet tranzitor organizativ janë kryer kryesisht dhe kanë pasur të bëjnë me përzgjedhjen e logos, krijimin e ueb-faqes dhe krijimin e masterplanit për Lojërat Mesdhetare. Një punë shumë e madhe është bërë dhe kanë mbetur shumë punë të tjera për t’u kryer”, ka deklaruar Osmani.

Ai ka theksuar se për realizimin e këtij organizimi nevojitet bashkëpunim i vazhdueshëm mes institucioneve, si dhe përkushtim dhe ekspertizë profesionale.

Sipas tij, njëra nga sfidat kryesore është koha e kufizuar deri në mbajtjen e Lojërave, ndërsa ka përmendur edhe nevojën për zgjidhjen e çështjeve financiare dhe institucionale.

“Një punë e mirë është bërë dhe ka ende shumë punë, problemi i vetëm është koha, meqë nuk kemi shumë kohë. Kërkohet edhe përmbushja e obligimeve. Kryeqyteti është nënshkrues i kontratës bashkë me Komitetin Olimpik, ndërsa Qeveria është garantuese e fondeve. Po shpresoj që këto çështje shumë shpejt do të zgjidhen dhe do të gjendet një modalitet për kalimin e kësaj, jo vetëm për çështje financiare, por edhe çështje të tjera”, u shpreh Osmani.

Shija e redaktorit

Presidenti kroat pritet ta vizitojë Kosovën në fillim të dhjetorit

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, pritet ta vizitojë Kosovën në fillim të muajit dhjetor të këtij viti. Kështu ka mësuar Dukagjini nga burimet e veta...

Nufi: Shqipëria do ta mbrojë Kosovën, asnjë qeveri në Tiranë...

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Ermal Nufi, ka deklaruar se angazhimi i Shqipërisë për mbrojtjen e Kosovës është i pakushtëzuar, duke theksuar se asnjë...

Përkujtohet ditëlindja e heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti

Sot shënohet 64-vjetori i lindjes së komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti. Ai u lind më 1 nëntor 1962...

Të fundit nga rubrika