Lajmi i fundit

LIVE - SYRI DIGJITAL/ Kush po e pengon integrimin ne BE

Gjobat ndaj protestuesve/ 'Kushtetuesja të mos e fusë në kalendat greke’, Nuri: T’i trajtojë me urgjencë!

16:57, 06/11/2026
ZMADHO TEKSTIN
+ Aa -

Sekretari për të Drejtat e Njeriut në PD dhe juristi Franci Nuri shprehet se Gjykata Kushtetuese duhet t’i trajtojë me përparësi dhe urgjencë, ankimet për gjobat ndaj protestuesve, të cilat janë depozituar nga studentët dhe PD.

Në një intervistë për edicionin e pasdites në Syri Tv, Nuri tha se 3 aktet normative të qeverisë, cenojnë rëndë të drejtat themelore të njeriut, siç është e drejta për të protestuar, duke shtuar se Kushtetuese duhet t’i pezullojë menjëherë efektet e tyre.

Sipas Nurit, këto janë masa urgjente për të cilat Kushtetuesja duhet të shprehet brenda një kohe të shkurtër, në mëyrë që të pezulloheshin këto gjoba, të cilat sipas tij nuk janë gjë tjetër veçse mekanizma diktatoriale të përdorura nga qeveria e Edi Ramës.

‘Tashmë i takon GJK dhe mos ta lërë në kalendat greke, dhe t'i shohë me përparësi absolute’, u shpreh ndër të tjera juristi Franci Nuri.

Janë 3 akte të miratuara nga qeveria e Ramës dhe një VKM, është kërkuar nga PD që GJK të pezullojë efektet e akteve kushtetuese që cenojnë rëndë të drejtat themelore të njeriut, liria për të protestuar.

Masë urgjente që GJK të shprehet brenda një kohe të shkurtër. Nëse këto akte do pezulloheheshin, edhe gjobat do pezulloheshin dhe do neutralizohej ky mekanizëm diktatorial i Ramës.

Këto akte cenojnë dhe fyejnë rëndë të drejtat themelore të njeriut, tashmë kanë ngelur të GJK që të ngrihet në lartësinë e duhur dhe t’i pezullojë dhe të bëjë shfuqzimin e tyre.

Të pezullohen e të mos kenë fuqi ligjore për t’u dhënë dorë të lirë policëve të Ramës që janë sulur ndaj çdo të riu dhe i fusin në makina me dhunë dhe iu ushtrojnë më dhunë, i gjobisin dhe intimidojnë për të mos dalë në protestë.

GJK duhet të shprehet brenda një afati të arsyeshëm, duhet të trajtohet me përparësi, mund ta bëjë këtë gjë në mbledhjen më të parë të saj. Tashmë i takon GJK dhe mos ta lërë në kalendat greke e ta shohë me përparësi absolute.

Do të ishte katastrofë juridike që të ligjeroheshin këto akte, që janë në kundërshtim të kushtetuës dhe procedurës parlamentare dhe konventës evropiane. S’kishte ansjë urgjencë qeveria për mekanizma të tjerë, ndërsa parlamenti ishte aty, pse duhej që ligjet të merreshin me akte.

Kanë miratuar një regjistër për të listuar personat e rrezikshëm të protestuesve, duke iu vendosur pengesa për jashtë vendit deri tek akomodimi. Qeveria doli me disa akte dhe policia i zbaton, i takon GJK t’i pezullojë me urgjencë efektet vrastare për demokracinë, që këto akte prodhojnë dhe që po tentojnë e intimidojnë qytetarët për të protestuar.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Denonco